Noka:Arrestimi i Fratarit,hakmarrje 
e Ramës, nuk i japin as ilaçet

Noka:Arrestimi i Fratarit,hakmarrje <br />e Ramës, nuk i japin as ilaçet
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e ka cilësuar si një shenjë hakmarrje arrestimin e biznesmenit të ndërtimit, Hajredin Fratari.
 
Deklarata e Nokës është bërë pranë komisariatit Nr 1 në Tiranë, ku kishin shkuar për të takuar biznesmenin e arrestuar nga efektivët e këtij komisariati për ndërtim pa leje.
 
Sipas Nokës arrestimi i Fratarit është një shenjë e pastër hakmarrje e Kryeministrit, pasi ai ka akuzuar Ramën se i ka kërkuar 1 milionë dollarë.
 
Më tej Noka shton se Fratari është arrestuar dhe po trajtohet sikur të ishte një vrasës serial, duke mos e lejuar që të takohet me avokatin apo familjarët, por edhe duke mos i lejuar ilaçet në ambientet e paraburgimit.
 
“Hakmarrje e verbër, ajo që është më e dhimbshme është se nuk e lejojnë që të takohet as me avokatin apo t’i japin ilaçet. Kemi një shtet policor. Dita e sotme tregon se Rama vijon ditën e gjuetisë së shtrigave, ditët e premte.”- theksoj Noka.
 
Hajredin Fratari u arrestua mesditen e sotme pasi akuzohet për ndërtimin e një kompleksi pallatesh pa leje në zonën e Selitës së vjetër.

Fjala e plotë e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka 
Ne erdhëm të takojmë ish të përdjekurin politik dhe biznesmenin e nderuar z.Fratari, të cilin e kanë arrestuar pa asnjë dokument të bazuar ligjor. As me vendim vendim gjykate, as me prokurori. Kjo është një hakmarrje e pastër politike e Edvin Ramës i cili priti momentin të bëhej kryeministër dhe të nxjerrë të gjithë dufin dhe vrerin që kishte ndaj akuzës që z.Fratari i ka bërë kohë më parë për korrupsion.

Ju e mbani mend dhe të gjithë qytetarët e vendit e kujtojnë fare mirë faktin që, Dine Fratari, ka akuzuar z.Rama se i ka kërkuar 1 milionë dollarë për leje ndërtimi. Erdhi momenti që ai të hakmerret. Një hakmarrje e verbër e një njeriu me mentalitet bizantin. Ajo që është edhe më e dhimbshme është se nuk lejojnë që t’i jepen as medikamentet pasi ai ka problem shëndetësore, nuk e kanë lejuar të takojë as avokatin.

E kanë arresuar sikur të ishte një vrasës serial, dhe ta trajtosh kështu një biznesmen dhe qytetar të nderuar do të thotë që kjo është fundi i çdo norme demokratike të funksionimit të shtetit ligjor. Kemi një shtet policor. Disa e sotme tregon se Edi Rama po vazhdon gjuetinë e shtrigave të së premtes. Nuk është e premtja e parë që arreston qytetarë. Pra është dita që po vazhdon gjuetinë e tij të shtrigave, dhe një hakmarrje e pastër.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE