Burimet zyrtare njoftuan se pas takimit të Qafë Thanës, sipas programit, u zhvillua edhe ceremonia e përurimit të Pikës së Përbashkët Ndërkufitare në Trebisht -Xhepisht.
Në këtë vizitë, Ministri Noka shoqërohej nga Ambasdori i Shqipërisë në Maqedoni z.Arben Çejku, Drejtori i SHKB-së z.Bashkim Shehu, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin z.Pëllumb Nako, drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë sw Brendshme e Policisë së Shtetit, si edhe nga z.Guy Vinet, Shef i Departamentit për siguri në Misionin e OSBE-së në Shqipëri.
Më pas delegacionet u zhvendosën në Pikën e Kalimit Kufitar të përbashkët Trebisht-Xhepisht, ku dy ministrat, të shoqëruar edhe nga të zgjedhur lokalë, prenë shiritin e përurimit të kësaj pike kufitare.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)