Noka e Berisha: Shkrirja e Gardës
hakmarrje e Ramës për 21 Janarin

TIRANË – Vendimi i Qeverisë për shkrirjen e Gardës së Republikës ka shkaktuar tronditje në radhët e Partisë Demokratike.  Pas Jozefina Topallit, sot ka dalë në një konferencë shtypi ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka, me një deklaratë në të cilën fjala “hakmarrje” u përmend disa herë. Më pas në facebook reagoi dhe ish kryeministri Berisha, i cili më 21 janar ishte në kryeministri kur Garda për të mbrojtur godinën vrau 4 protestues. 
 
NOKA: REVANSH E HAKMARRJE
Sipas Nokës, shkrirja e Gardës është është “një akt i papreçedent revanshi dhe hakmarrjeje, që tregon qartë orientimin dhe fillin politik antishtet të këtij pushteti.

Ky akt i rëndë, është në thelb, dëshmi e qartë e urrejtjes dhe hakmarrjes, që kjo qeveri tregon ndaj këtij institucioni, që pengoi tentativën për grusht shteti në 21 janar.

Është hakmarrje primitive ndaj institucionit dhe efektivave që penguan në realizimin e ëndrrës famëkeqe për marrjen e pushtetit me dhunë.

Hakmarrje ndaj atyre që mbrojtën rendin dhe institucionet kushtetues."

Hakmarrje ndaj atyre që më 21 janar, mbrojtën shtetin nga Rama dhe Tahirët e tij, që përfaqësonin antishtetin, hakmarrje ndaj institucionit që mbrojtën ligjin nga Tahiri dhe hordhitë, që më 21 janar përfaqësonin egërsisht antiligjin."

Në vijim, Noka iu referua pasardhësit të tij, duke e konsideruar vendimin si të nxitur edhe prej tij personalisht.  "Kjo ndodh kur në krye të pushtetit është vetë antishteti," - nënvizoi ai, - "kjo ndodh kur në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit emërohet zjarrvënësi dhe dirigjenti i dhunës së 21 Janarit.

Kjo ndodh kur në krye të institucionit përgjegjës për luftën kundër krimit, emërohet njeriu i kapur nga fyti prej krimit. 

Kjo ndodh kur ministri skafist, emërohet për të luftuar trafiqet. Kjo ndodh kur ministri i evazionit emërohet për të luftuar krimin ekonomik.

Kjo ndodh kur organizatori i dhunës së i 21 janarit, është ministër për rendin dhe sigurinë.

Kjo ndodh kur njeriu që sulmonte egërsisht efektivët e policisë dhe Gardës së Republikës dhe që me urë zjarri në dorë, digjte makinat e tyre dhe hidhte molotov në dyert e institucioneve, sot është drejtues politik i tyre.

Dje në përpjekje për të fshehur të vërtetën, kërcënon efektivat e Gardës në emër të drejtësisë, ndërkohë që ai vetë duhet të jetë para drejtësisë për aktet e tij kriminale.

Goditja e rëndë, që Qeveria Rama kërkon ti japë Gardës së Republikës, është dëshmi e qartë e frikës ndaj të vërtetës së madhe për 21 janarin, ku organizatorët dhe përgjegjësit kryesorë të tentativës për grusht shtetit, duan të shtiren si viktima dhe mbrojtësit e rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të shpallen fajtorë,"- përfundoi Noka.

Pas ish ministrit të Brendshëm Noka ka reaguar dhe ish kryeministri Berisha.

Ai e quan vendim antishtet, hakmarrje primitive e Edvinit ndaj Gardës për bllokimin nga ana e saj me 21 janar 2011 te marrjes se pushtetit me dhune, me grusht shteti.

"Te dashur miq, ne nje akt urrejtje dhe revanshi te papermbajtur, Rama nga New York-u shpalli dje vendimin per denimin kolektiv, shkrirjen e Gardes se Republikes ne 85 vjetorin e themelimit te saj. Ky vendim anti-shtet eshte akti i hakmarrjes primitive te Edvinit ndaj Gardes per bllokimin nga ana e saj me 21 janar 2011 te marrjes se pushtetit me dhune, me grusht shteti. Ky vendim eshte deshmi e frikes dhe urrejtjes ndaj anetareve dhe kolektivit te Gardes se Republikes qe u perballen me zjarrin, guret, shishet molotov te Rames dhe fallangave te tij te krimit, ne mbrojtje te institucioneve dhe rendit kushtetues te vendit. Cdo institucion mund dhe duhet te reformohet, por denimi kolektiv, shkrirja e nje institucioni shteteror 85 vjeçar me projektin e eterve te tyre te shtetit policor "nje polici nje shtet", pra projektin e shtetit policor te eterve te tyre, eshte akt i shemtuar, i papergjegjeshem dhe anti-shtet. Qytetare dhe qytetarë, ky eshte vetem fillimi i shtetit policor i neobllokmeneve te Tiranes. Sb"
sali berisha

(Ne foto postimi i Sali Berishes)

Lidhur me reformën e thellë në Gardën e Republikës, sot ka reaguar edhe deputetja Jozefina Topalli.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët