Noka: Ja banda e Ujësjellësit të
Pogradecit që mbron Edi Rama

Noka: Ja banda e Ujësjellësit të<br />Pogradecit që mbron Edi Rama
TIRANE -  Drejtuesi i Ujësjellësit të Pogradecit, por edhe disa punonjës të kësaj ndërmarrje që u shkarkuan pak ditë më parë nga kryebashkiaku Eduart Kapri, sipas demokratëve janë dëshmi se kryeministri Edi Rama vendos persona të inkriminuar jo vetëm në parlament.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Flamur Noka radhiti emrat e ish-punonjsve dhe të vetë drejtorit, që sipas tij janë të dënuar dhe të ndjekur penalisht për vepra të ndryshme penale. 

Në Ujësjellësin e Pogradecit, sipas Nokës, drejtuesit e rinj të emëruar pak javë më parë nga kryebashkiaku Kapri, kanë zbuluar një dëm në buxhetin e shtetit prej 
300 milionë lekësh si pasojë e abuzimeve me pagave. Një rast i shpërdorimit të buxhetit, sipas deputetit demokrat ështëblerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka
Me Edi Ramën Ujësjellësi i Pogradecit ishte kthyer në strehën e bandës më famëkeqe të qytetit. Persona me precedentë të tmerrshëm kriminalë, persona që në vend se të ishin në burg, ishin në borderonë e Edi Ramës dhe paguheshin prej vitesh. Dhe Edi Rama nuk ndalet në shërbimin ndaj tyre.

Tani që kryetari i ri i Bashkisë vendosi ta pastrojë ujësjellësin nga kjo bandë, del Taulant Balla, në krah të Edi Ramës, në një aktivitet partie, dhe i merr në mbrojtje.

Shihni pak kë merr në mbrojtje Edi Rama;

Ilir Berberi: I dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbatje pa leje. Në Pogradec njihet si Lili i Rrushkës. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

Meardi Berberi: I ndjekur disa herë penalisht nga Prokuroria për tentativë vrasje, gjobvënie, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Kreu 1.4 vite burg për gjobvënie. Ky person është në mbikqyrje  të vazhdueshme nga Policia. Kanosi me armë Administratorin e ri të Ujësjellësit.

Bledar Berberi: I ndjekur penalisht nga Prokuroria për akuzën armëmbajtjes pa leje dhe trafikim armësh drejt Greqisë.

Mariglen Topuzi: I përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit. 

Genci Allka: I ndjekur penalisht per tentative vrasje.

Xhuliano Topuzi dhe Aleks Mertkola të ndjekur penalisht nga Policia për trafik droge.

Këta banditë që mbron Edi Rama jo vetëm kishin zaptuar Ujësjellësin, por kanë shkaktuar një dëm prej  300 milionë lekësh për 5 muaj vetëm me pagat, duke përfshirë dhe një rast ekzemplar abuzimi, si blerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë.

Ja pra standardi i Edi Ramës, ja si sundon ai me krimin, në parlament, në zyrat qendrore dhe në qytetet e vendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë