Ndoka: Komisioni për shkarkimin e Bashës do të përdorë selinë e PD! Ai bashkëpunoi me SHBA që ta shpallte ‘Non Grata’ Berishën, meriton t'i shkosh në zyrë e ta hedhësh në Lanë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në Report Tv është shprehur se Sali Berisha ka një mision, rithemelimin e PD-së, por theksoi se ai nuk është e ardhmja e kësaj partie. Ai ka vlerësuar maksimalisht ‘Foltoret’ e Berishës, duke thënë se në këtë aksion politik nuk ka gabuar, por ka ngjallur shpresën.

“Nuk ka bërë asnjë gabim, pas përjashtimit nga grupi, ka pasur një rritje një axhendë të qartë, një qartësi politike, mbi shpresën që krijoi, përgjegjësinë që mori mbi vete, me pranimin e gabimit. Berisha ka mision, çlirimin e PD, çlirimin e lidershipit nga kapja e Ramës, është shërbimi më i madh që i bën Bersha, e vlerësoj më shumë sot se para 30 viteve, në Basha vendosi një standart regresiv te PD, edhe pse humbi zgjedhjet nuk denjoi që të jepte dorëheqjen, delegatët. Berisha ka mision, por jo e ardhmja e PD”, tha Ndoka .

Përballë gazetarit Andi Kapxhiu, Ndoka tha se Berisha i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë sot drejtimin e PD-së, por nuk e ka bërë këtë, duke lënë mundësi deri në Kuvendin e ardhshëm të 22 marsit. Kjo sipas Ndokës, është një lëvizje e zgjuar për të parë ecurinë, nisur nga fakti që është shpallur ‘Non Grata’.

“E vlerësoj për misionin, kauza vazhdon, do kisha shumë dëshirë që të besonin te unë, por jo. Kongresi i kishte të gjitha mundësitë që të votonte për kryetarin e Shqipërisë, kuvendi i ardhshëm i la kohë vetes së tij, organizimit të PD, anëtarësisë për reflektim dhe opinionit në tërësi, Berisha është standart në politikën shqiptare, një garanci për atë parti”, tha Ndoka .  

Ndalur te Komisioni i Rithemelimit të PD-së, Ndoka tha se puna e tyre për referendumin në 18 dhjetor, logjikisht do duhet të zhvillohet në selinë blu, pasi sipas tij ajo është shtëpia e demokratëve.

“Selia është e anëtarësisë, ajo vendosjes ngritje e Komisionin i merr atributet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të organizojnë referendumin, dhe Ky Komision do ketë Kushtet normale për kohë, për riorganizimit, logjika normale është që mbledhja të bëhet në seli, kjo është logjika juridike, pa përplasje, shtëpia e PD është shtëpia e asaj shumice që votuan për ato ndryshme”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se Basha ka bashkëpunuar me SHBA për të shpallur ‘Non Grata’ Sali Berishës, dhe se ky i fundit është në dijeni.

“Basha ka marrë pjesë edhe në shpalljen Non Grata të Berishës, ia kanë sjellë në zyrë dosjen, e ka të qartë që ai ka bashkëpunuar, unë u ngushëllova, se kur ia bëri këtë Berishës, unë jam i ngushëlluar”, tha ai.

Ndërkohë, tha se ai ka humbur besimin et SHBA, me argumentin se nuk janë të paanshëm.

“Kam humbur besimin te SHBA se nuk i marr për standard, edhe këto anëtarë nuk janë anti amerikan, amerikanët janë të paplotë”, tha Ndoka.

Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe reagimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit ai është i mërzitur pasi “investimi te Basha i ka shkuar dëm”.

“Rama i mërzitur se investimi që bëri te Basha u hodh poshtë, merr një goditje, edhe frikësohet, e ka nga dëshpërimi, nuk do jetë komod me një opozitë që ngjall shpresa, është ngjallur shpresa e qytetarëve dhe socialiste.  Nëse ka zëra kritik brenda PS dhe opozita është e zbehur, ato zbehen, sot ka shumë zëra brenda PS, por kur shohin një opozitë të kapur, ato nuk kanë kurajën dhe besimin, Basha do jetë thjesht në rolin e jenisherit”, tha Ndoka.

E ardhmja e Lulzim Bashës? Ndoka e thotë me ironi.

“Përveç ngjyrës së flokëve, ai thjesht zëvendëson mbeturinat që patën në parlamentin e kaluar”, tha ai.

Sipas Ndokës, Basha meriton që t’i shkosh në seli dhe t’i tregosh vendimin për shkarkimin, por thekson se ky skenar përjashtuar.

“E meriton që t’i shkosh te selia dhe ti tregosh vendimin dhe ta shoqërosh deri te lana, se ai nuk di të notojë thellë, se i pa provokuar demokratët, këto kanë provokuar bazën, standardet që ndjek Berisha, është larg dhunës dhe është institucional, ai po tregohet i kujdesshëm në maksimum, Berisha iu ka kërkuar që të mos kenë konflikte personale me Bashën”, tha Ndoka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gora: 12/12/2021 06:55

    ike ore plere o servile Berisha i ka bere 101 keti vendi Bashen kerkone te hedheshe ne Lane ti yyyyy plerate e kombit

    Përgjigju
  • Iris: 12/12/2021 03:40

    Politika shqiptare nuk eshte e plote pa mendimet politike te Nard Ndokes,eshte guri i qoshes pas deres te politikes!

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/12/2021 19:06

    Nard Noka kryemagjari i veriut pa shkoll të mesme e me universitet zhenia e kti ruzulli Toksor. E mjer Shqipria çfar politikanësh ka ky komb. Njëri më budalla se tjetri. Po do zoti Shqiptarët e kan kuptuar që në krye të tyte të jen njerëz me dinjitet. E që Shqipria të heci përpara.

    Përgjigju
  • Loku: 11/12/2021 18:35

    Ky eshte palle cari

    Përgjigju
  • NarNarNar katuNar: 11/12/2021 17:48

    Foli edhe ky dallkauk-mavria. Simboli i budallallëkut dhe mediokritetit. Mban kjo tok plot si ky truthari.

    Përgjigju
  • Or tej: 11/12/2021 17:05

    Ky Natdi asht su nje buf pulash

    Përgjigju
  • Haha: 11/12/2021 16:49

    I madhi te medhenjve Kryetari Budallenjve Nard Noka.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 11/12/2021 16:20

    Foli ky fillozofi. Eh ca bejne per karrige keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë