Noka: Pas 'Kamerave të Sigurisë'
fshihen tendera marramendës

Noka: Pas 'Kamerave të Sigurisë'<br />fshihen tendera marramendës
Ligji për Kamerat e Sigurisë ka sjellë reagime të ashpra nga opozita. Deputeti Flamur Noka pas mbledhjes së parë të Komisionit të Sigurisë për ditën e sotme i etiketoi zhvillimet e fundit si, ‘çorbë qensh”. Sipas tij, ligji po miratohet me urgjencë sepse pas tij fshihen tendera dhe koncesione marramendëse për blerje kamerash.

Ajo që patë sot në mbledhjen e Sigurisë ishte një çorbë qensh. Ju e patë se Komisioni ishte i painformuar dhe një përpjekje tinzare e përgatitur nga maxhoranca. Ju patë që komisioni ishte i painformuar dhe një përpjekje tinzare për të shmangur nga ky pazar dhe vetë përfaqësues të maxhorancës. Ju e patë që ministri i Brendshëm ishte kryepazarxhiu i kësaj historie. U tha që janë marrë vërejtjet e komisionit dhe presidentit në konsideratë.  

U tha që është përmirësuar ligji, por nuk u thanë arsyet pse me kaq urgjencë dhe nuk u sqaruan deputetët se përse nuk ishin njoftuar për këto ndryshime. Sot deputetët ishin mbledhur për një cështje tjetër, por atye u zhvilluan pazaret e Roskovecit. Pas këtij ligji fshihen interesa madhore, tenderash dhe për koncesione kamerash. Fshihet një tentativë për të shkelur me të dyja këmbët të drejtat e njeriut. Ky komision tregoi se kjo maxhorancë është shndërruar në një çorbë qensh
”, tha Noka ne nje prononcim per mediat.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie