VIDEO/ Deklarata e plotë e Deputetit demokrat, Flamur Noka
"Teksa shohim këtë mazhorancë e cila përpiqet t’iu paraqesë një pr.buxhet shqiptarëve është e dhimbshme sepse sot jo mazhoranca e qeveria po paraqet buxhet, por po paraqet buxhet qeveria e bandave, e krimit dhe drogës. Sot kjo qeveri ka rënë moralisht, ajo mund të rrijë në këmbë edhe pak ditë. Kjo qeveria ka patentë për të drejtuar trafikun e drotgës, nuk mund të bëjë më buxhet kjo qeveri", tha Noka.
Deputeti demokrat u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmin e anulimit të vizës amerikane kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, duke e cilësuar këtë të fundit thjesht një ushtar të vogël të perandorisë së krimit.
"Gjushi nuk është as më shumë e as më pak, është një ushtar i vogël i kësaj perandorie. Kjo perandori do rrëzohet me protesta dhe revolucion popullor, sepse bleu votat", theksoi Noka.
Kur nisin protestat?
PD do vendosë afatet, datat dhe strategjinë, kjo qeveri i ka ditët e numëruara.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








