Deputeti Flamur Noka ka krijuar një situatë të pahijshme ditën e sotme në Kuvend, ndërsa ka qëlluar një prej operatorëve të mediave me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se ky veprim i Nokës ka ardhur pasi ai pretendoni se operatori ka qenë duke filmuar telefonin e Sali Berishës.
Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla që i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se nuk mund të ketë reagime të tilla ndaj medias.
Ndërkohë, Noka ngriti pretendime se operatorët filmojnë edhe telefonat e deputetëve.
Lindita Nikolla: Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.
Flamur Noka: Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.
Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.
Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.
Lindita Nikolla: Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.
Pak orë më vonë, deputeti Flamur Noka i ka kërkuar falje publike operatorit, teksa ka publikuar edhe disa foto me të.
'Një ndjesë miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites'- shkruan Noka.
Lajmi kryesor: