Rrëzohet kërkesa për ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhore, opozita proteston, bllokon foltoren dhe podiumin në Kuvend! Dështon votimi

TIRANE - Seanca e sotme plenare, 5 tetor 2023, nisi me një përballje në gjirin e demokratëve në orën 10:00 të paradites dhe u mbyll rreth orës 20:00 me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur mazhoranca refuzoi të votojë ndryshimet.

Refuzimi për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore shkaktoi tensione që sollën anulimin e seancës pasditen e sotme. Ndërsa bllokimi i foltores nga deputetët e opozitës bëri që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancën e sotme në seancën plenare të radhës.

Në një deklaratë për median jashtë Kuvendit,Gazment Bardhi tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe akuzoi maxhorancën se po tenton të pengojë përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi në mbrëmje.

Ndërkohë kjo seancë do të mbahet mend për përballjen e parë publike dhe e ashpër mes Gazment Bardhit dhe Bashës paraditen e sotme dhe u quajt si "beteja për partinë". Me tone të ashpra Basha kërkoi që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai akuzoi Bardhin si pjesë e aleancave të kullave

Nga ana e tij Bardhi iu kundërpërgjigj kur tha se Basha ishte vetëshpallur kryetar dhe nuk mund të mblidhte grupin parlamentar pasi kishte vetëm 3 deputetë pas. Akuzat kaluan në personale, pasi Bardhi hodhi akuza se Basha se ka përfituar 2 kate te kulla Lion Residence në afërsi të Liqenit Artificial.

Më pas debati u zhvendos tek rezoluta për Kosovën dhe interpelanca që Basha kërkon me Ramën. Ndonëse një ditë më përpara kishin vendosur bashkarisht për një seancë të dedikuar dhe rezolutë unanime, në seancën e sotme plenare, dy kampet vijuan debatet. 

Kreu i PD Lulzim Basha tha se seanca e posaçme, u vendos pa dakordësinë e PD zyrtare. Ndërkohë që Bledi Çuçi u shpreh se nuk duhej zgjatur debati pasi ishte retorikë boshe.

Seanca e posaçme për Kosovën do të mbahet më 12 tetor ku veç miratimit të rezolutës së dakordësuar, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Debatet dhe deklaratat i gjeni në lajmet me zhvillim poshtë këtij shkrimi.  

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Rendi i dites

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Gazmend Bardhi deklaratë jashtë parlamentit, akuzon PS: Po pengon përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore

 

Gazmend Bardhi akuzon PS se po tenton të zvarrisë reformën zgjedhore.

“Ka tentativë të qartë nga grupi parlamentar i PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore me qëllim zvarritjen e kësaj reforme.  Nëse opozitës në kuvend i mbyllet çdo hapësirë institucionale kuvendi nuk mund të funksionojë. Parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese” tha Bardhi në një reagim jashtë parlamentit.

Ora 20:46
Refuzimi për të ndryshuar Komisionin për Zgjedhoren, opozita proteston në foltore, shtyhet votimi

 

Në fund të diskutimeve plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kërkoi ndërprerjen e seancës për 15 minuta, për të zhvilluar mbledhje të grupit parlamentar. Drejtuesja e seancës, znj.Ermonela Felaj, njoftoi përgatitjen për procesin e votimit. Pas kohës së kërkuar prej z. Bardhi, deputetët e opozitës kishin bllokuan foltoren e Kryetares së Kuvendit, vendet e uljes së ministrave dhe foltoren e folësve të Kuvendit. Në kushtet e pamundësisë për të vijuar me procesin e votimit, Kryetarja e Kuvendit. Lindita Nikolla, mbylli seancën duke njoftuar se procesi i votimit të projektligjeve të shqyrtuara në seancën e sotme do të zhvillohet në seancën plenare të radhës.    

 

Ora 20:25
Pas Berishës edhe Gaz Bardhi bllokon foltoren

1696530459_6666666.JPG

Ndërsa radhën për të replikuar e kishte kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi, Gazment Bardhi nuk e ka lëshuar foltoren, për të dytën herë në këtë seancë pas Sali Berishës. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj më pas ka mbyllur diskutimet për rendin e ditës, ndërsa deputetët bëhen gati për votim.

Ora 20:20
Bardhi: Të ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, pse e zvarrisni?

 

Kryetari i Gurpit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të ngrejë një komision të posaçëm për reformën zgjedhore. Bardhi, njëlloj si Berisha thotë se zgjedhjet e 14 majit u vodhën.  

‘Do të ishte në nder të Kuvendit për secilin deputet që në 2 vite ne ti kishim reflektuar të gjitha shqetësimet e OSBE-së. Fakti që rrëzoi zgjedhjet e 14 majit tregoi shumë, por për ju ekspertët nuk kanë vlerë. Për ju kanë përmirësimi i reformave kriminale që të vidhni zgjedhjet dhe Shqipërinë. Prej 3 javësh kemi dorëzuar në Kuvend, një kërkesë ligjore për të bërë funksional për të bërë një komision për reformën zgjedhore. Po çfarë bëni ju? Pasi e bllokoni për 3 javë, bëni teatër në mëngjes që gjoja jeni në konflikt një koleg i yni, që të vini tani në darkë të na thoni ne që përfaqësuesit e opozitës nuk i caktojmë ne, por këta këtej. Duan të përcaktojnë edhe 9 anëtarët që do përfaqësojnë opozitën.

Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore dhe do që të lihet në harrese, gjë që është lënë edhe nga opozita. Dhe vini këtu dhe bëni teatër.’- tha Bardhi.

Ora 20:03
Berisha e akuzoi për komunikim me platformat e kriminelëve, Gogu: Unë përdor platformën e lutjes, lutem për mëkatet e mia e lutem edhe për ty

 

Me akuza e kundërakuza ka vijuar edhe sot në kuvend debati mes Sali Berishës e Toni Gogut. Pasi Berisha e akuzoi se ka përdor platformat e komunikimit të kriminelëve, Gogu iu përgjigj se ai përdor vetëm një platformë komunikimi, lutjen.

 "Është e vërtetë që komunikoj. Kam një platformë dhe ajo është lutja, i lutem të plotfuqishmit që në radhë të parë të më fali mua se jam mëkatar. Por lutem edhe që tu japë shumë urtësi atij kolegut sepse ka mbi shpinë detyrën e gjyshit, e babait. Unë lutem që Zoti, ti japi shumë urtësi që ai deri në ditën e fundit ta njohë Atë dhe ti shëmbëllejë Atij, se vetëm kështu mund të bëjë mirë.

Zv/kryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu, iu përgjigj  gjatë seancës parlamentare  akuzave të opozitës për rritjen e pensioneve e ndryshimet në paketën e ndihmës ekonomike, duke thënë se mazhoranca është e vetëdijshme se mbetet ende punë për tu bërë, por kjo rritje do i shërben padyshim kategorive të përfshira.

“Ndihma ekonomike në 2013 ishte 3mld ndërsa sot që flasim është 7mld, pra dyfish më shumë. A mjafton? Jo, absolutisht që nuk mjafton , sepse në atë komunitet në të cilin unë banoj, me të cilët ngrysem e gdhihem, që ndajmë, rrugën, energjinë etj, që është ndër komunitetet më në nevojë, po flas për fshatrat e Pezës. Patjetër që ajo ndihmë ka kuptim por nuk është e mjaftueshme, dhe në çdo mënyre ne duhet të bëhemi bashkë e të mendojmë si do ta shtojmë këtë ndihmë."- tha ai.

Gogu nuk e kurseu as një përgjigje për Berishën dhe PD teksa kësaj të fundit iu referua si një derë që nuk hapet; -"Kur ju nuk bëheni bashkë për hallet e shtëpisë tuaj, si do bëheni bashkë për hallet e shqiptarëve. Kjo është një histori që ne i biem një dere që e kanë provuar bridashë e qysqi e nuk u hap",  e përfundoi fjalën e tij Gogu.

Ora 18:55
Pr/ligji në kuvend/ 'Bonusi i bebes' vetëm për prindërit në Shqipëri, opozita kundër

1696530459_6666666.JPG

Gjatë seancës u diskutuan dhe pr/ligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 57/2019 ‘Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë’”. Gjatë prezantimit të nismës, znj.Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sqaroi se ndryshimi i propozuar synon që ndihma e menjëhershme financiare (“bonusi i bebes”) të përfitohet vetëm për fëmijët e lindur nga shtetas shqiptarë që jetojnë në territorin e Shqipërisë. Ndër të tjera znj.Koçiu argumentoi se nga analiza e kryer rezulton se prindërit që lindin fëmijë jashtë vendit përfitojnë edhe pagesa nga vendet ku jetojnë dhe punojnë, duke marrë kështu pagesa nga të dyja vendet. Ndërhyrja ligjore synon shmangien e përfitimeve të dyfishta dhe vendosjen e kushteve të barabarta për foshnjat e lindura në Shqipëri, duke i dhënë prindërve të tyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Gjatë diskutimeve plenare deputetët e opozitës duke deklaruar votën kundër projektligjit u shprehën se heqja e “bonusit të bebeve” është një akt diskriminues për emigrantët shqiptarë dhe është shenjë e mungesës së strategjisë së qeverisë për afrimin e diasporës apo rikthimin e rinjve në vend.

Gjatë seancës u shqyrtua dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin ‘Ndërtimi i urave të qëndrueshme, duke përdorur qasjen e programit me shumë faza’”'.

Si dhe  e projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para anëtarësimit (IPA II), ratifikuar me ligjin nr. 3/2022"

Ora 15:48
Basha reagon sërish për akuzat në Kuvend: S’kam porositur kulla! Bardhi sot flirton me atë që dje i thoshte vrasës

1696514056_lulzimbasha.JPG

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish, këtë herë në rrjete sociale, në lidhje me akuzat që Gazment Bardhi në Kuvend ku e akuzoi se ka porositur disa kate në një kullë në Tiranë. Teksa nënvizon se nuk ka porositur kulla dhe as kate në një kullë, Basha i quan akuzat mashtrime "të lojës së pisët të politikës së vjetër". 

"Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta bëjë pis e as do ta mbajë peng Partinë Demokratike. Njerëzit e dinë mirë çfarë përfaqësojnë këta individë dhe interesave të kujt i shërbejnë. Janë të njëjtët që sot flirtojnë me atë të cilit dje i thoshin vrasës. Sa për gënjeshtrat e fundit: Unë as nuk kam porositur kulla dhe as nuk kam marrë kate në asnjë kullë. Këto janë mashtrime të dëshpëruara, pjesë e lojës së pisët dhe të vjetër të baltosjes.

Ndërsa çështja McGonigal është kthyer në aktakuzën më të rëndë ndaj sulmeve të ulëta kundër meje prej Edi Ramës e Sali Berishë, si edhe prej kujtdo tjetër që po përdoret prej tyre. Se kush e shpëtoi Edi Ramën nga llogaridhënia për Kosovën, e pamë mirë në konferencën e djeshme të kryetarëve dhe në konsensusin për të ruajtur imazhin e Ramës. Kaq në respekt të qytetarëve, sepse asgjë nuk pres nga ata që për hallet dhe karriget e tyre, duan të na shfokusojnë nga problemet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ashtu si padrinoja non grata e humbi luftën e shpifjeve disa vjeçare, pasi koha e nxorri të vërtetën në dritë, edhe zëdhënësin e tij të radhës e pret i njëjti fat", shkruan Basha.

Ora 15:34
Kuvend/ Balla: Zjarri në Pishporo u menaxhua nga policia e shtetit, opozita të mos mbrojë zjarrvënësit! Berisha të mësojë ku të bëjë politikë

1696512599_balla.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për zjarrin në Pishoporo të Fierit dhe akuzat e opozitës. Balla tha se Berisha duhet të bëjë dallimin mes poltikës dhe ngjarjeve shqetësuese që ndodhin në vend duke u ndërgjegjësuar me problematikën.

‘Edhe në rastin e Pishporos e Darzezës jeni njohur me informacionin e policisë së shtetit që personi i dyshuar është arrestuar dhe zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Apeli i opozitës duhet të jetë ndryshe. Të gjitha ato konferenca për shtyp që bëni.... dënimi maksimal për ata që vendosin zjarr duke shkaktuar dëme kolosale ka ardhur koha të merren edhe në Shqipëri. 15 vite cakton Kodi Penal. Personalisht kam parë një sërë rastesh, që në facebookun e tyre të marrin në mbrojtje personin e arrestuar. Dhe del kryefolkloristi i foltores dhe merr në mbrojtje personi që ishte ngritur akuza. Kjo është e rëndë, mund të keni gjithçka me mua, por jo me policinë e shtetit. E kam ndarë mirë kur mora detyrën, e di kur fillon e ku mbaron Taulant Balla e gjithashtu ministri i Brendshëm. Këtë vit kemi 50 të arrestuar për zjarrvënie, numër shumë i madh. S’më gëzojnë shifrat por më shqetëson ky trend negativ dhe kjo mungesë e madhe ndërgjegjësimi në vendin tonë.  Mbaj mend që një ndër zjarret që rrezikoi një ndër vendet më të shenjta kishën e Laçit, ai (Berisha) shkoi akuzoi kryetaren e bashkisë së Kurbinit. S’bëhet çdo gjë për politikë.’

Ora 13:20
Bardhi akuza Bashës: Ka marrë dy kate te kulla ‘Lion Residence’ te Liqeni Artificial

 

Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka përfituar 2 kate te kulla Lion Rezidencë në afërsi të Liqenit Artificial.

Bardhi tha se nëse ai e ka shpifur e sfidon që ta çojë në gjykatë.

‘Sa herë do të hedhë fjali në ajër që nuk ja kupton rëndësinë e asaj që thotë do të duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Basha një muaj pasi humbi zgjedhjet e i fut një porosi për dy kate. Është kulla në hyrje të Liqenit.

Pasi rikthehet me vet shpallje në krye të PD-së, më shumë koha kalon në zyrën e arkitekturë për mobilimin e apartamenteve se sa të bëjë opozitë. Herë tjetër të mendojë mirë se ku i hedh fjalët. Nuk jam avokat i askujt. Nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çoj në gjykatë. Do duhet të vij të përballet me të vërtetën. Dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, në Lion Residencë! Merreni e shikojeni.’- tha Bardhi.

Ora 12:21
Dash Sula me bukë me vete në Kuvend: Turp për mua që marr atë rrogë aq të lartë, pensionistëve u shtohet 500 lekë të vjetra në ditë

 

Deputeti demokrat, Dashnor Sula është shfaqur në Kuvend me bukë me vete. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Sula komentoi rritjen e pensionit të pensionistëve, që sipas rij është qesharake pasi do të përfitojnë vetëm 500 lekë të vjetra në ditë.

Sula e konsideron një luks i shfrenuar rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij thuajse është nën uzurpimin e shoqërisë, ndërsa pensionistët i shtohet vetëm 50 lekë në ditë.

“500 lekë të vjetra në ditë. Çdo pensionist, nga babai im, nëna ime, të gjithë gjyshërit apo prindërit, do përfitojnë nga kjo qeveri vetëm 500 lekë të vjetra në ditë, i bie 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Sot një bukë masive kushton 120 lekë të vjetra, që do të thotë rritja është aq sa një gjysmë buke, se një bukë për 30 ditë, i thonë 36 mijë lekë të vjetra, në një kohë që këta ia kanë rritur pensionin 15 mijë lekë të vjetra. As një gjysmë buke s’i ka rritur pensionet kjo qeveri, kjo është e tmerrshme. Ndërkohë sjellin për të votuar pagat e kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese, që rroga e tyre është e barabartë me 8000 pensionistë. Luks i shfrenuar për GJK e cila thuajse është nën uzurpimin e shoqërisë, ndërsa pensionistët i shtohet vetëm 500 lekë në ditë’, tha Sula.

Ora 12:19
Basha u përgjigjet akuzave të Bardhit: Është bërë avokat i babait të Zenit! Familjarët e mi çdo transaksion transparent

 

Lulzim Basha u është përgjigjur sërish akuzave të Gazment Bardhit, i cili tha se kreu i PD ka përfituar dy kate në një kullë shumë të shtrenjtë në Tiranë Basha i cilësoi si shpifje, që vijnë nga ai që tashmë e quajti si avokat të babait të Shkëlzen Berishës, që deri e dje e sulmonte. Sa i takon akuzave, Basha u shpreh se familjarët e tij kanë transparent çdo transaksion.

"Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e zenit dhe sot është bërë avokati i babait të zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi", tha Basha.

Ora 11:44
Tabaku i kthehet Çollakut: Mos t’i lëmë ata të kënaqen me sherrin tonë

 

Jorida Tabaku thotë se nga debati i brendshëm i opozitës po përfiton vetëm mazhoranca. Në fjalën e saj në Kuvend deputetja demokrate iu kthyer, kolegut të saj Kreshnik Çollakut, të cilit i kërkoi i tha se mazhoranca mesi pret sherrin.

‘Mos ti lëmë ata të kënaqen me sherrin debatin tonë. Mezi presin sherrin dhe debatin tonë këtë presin që ne të zihemi këtu me njëri-tjetrin.’- tha Tabaku.

Ora 11:34
Rezoluta për Kosovën, Bardhi: PS thotë se nuk është urgjente! I kthehet Çuçi: Mos bëjmë debat me retorikë bosh

 

Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçin në lidhje me miratimin e rezolutës për të dënuar sulmin në veri të Kosovës. Sipas Bardhit PS nuk e kishte me urgjencë.

‘Qëndrimi jonë do të jetë për të dënuar sulmin nda Kosovës. Qëndrimi juaj ishte se nuk ka çështje urgjencë. S’ka asnjë rrëzim të asnjë kërkesë për interepelancë. Në rezolutë do të paraqitet vetëm qëndrimi për Kosovën.’- tha Bardhi.

Ndërkohë që Bledi Çuçi u shpreh se nuk duhet të zgjasim këtë debat pasi është retorikë boshe.

‘Kemi thënë se duhet të ketë hetim. Mos ta zgjasim më këtë debat, pasi është trup edhe për në shqiptarët që zihemi me retorikë boshe. Ne do ta tregojmë veten se jemi në unison të plotë me Kosovën në rezolutën e përbashkët që do të miratojmë të gjithë bashkë.’- tha Çuçi.

Ora 11:27
'Po filmonte telefonin e Berishës', irritohet Flamur Noka, qëllon operatorin me rregulloren e Kuvendit

Deputeti Flamur Noka ka krijuar një situatë të pahijshme ditën e sotme në Kuvend, ndërsa ka qëlluar një prej operatorëve të mediave me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Mësohet se ky veprim i Nokës ka ardhur pasi ai pretendoni se operatori ka qenë duke filmuar telefonin e Sali Berishës. 

Ky moment nuk është kapur nga kamerat, ndërsa ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla që i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se nuk mund të ketë reagime të tilla ndaj medias.

Ndërkohë, Noka ngriti pretendime se operatorët filmojnë edhe telefonat e deputetëve.

Lindita Nikolla: Vërejte me reagimin ndaj mediave. Nuk mund të reagoni ashtu ndaj medias duke e qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë teksa shoh një veprim të tillë.

Flamur Noka: Ti maksimumi deri tek perdja sheh, nuk sheh përjashta.

Lindita Nikolla: Sytë e mi me gjithë gjyzlykë e shohin shumë.  

Flamur Noka: Edhe telefonat i filmojnë kameramanët e tu.

Lindita Nikolla: Jo nuk janë kameramanët e mi, po janë kameramanët e medias së lirë.

Pak orë më vonë, deputeti Flamur Noka i ka kërkuar falje publike operatorit, teksa ka publikuar edhe disa foto me të.

'Një ndjesë miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites'- shkruan Noka.

Ora 11:27
Balla-opozitës: Rezolutën për Kosovën ta miratojmë për debat, ju e doni të sulmoni Ramën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se opozita nuk ka hallin e Kosovës, por ka hallin që të sulmojë Edi Ramën.

‘Folën kryetarët e grupeve parlamentare dhe folën me një gjuhë, ju nuk keni hallin e Kosovës por keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. Ju nuk keni hallin e Kosovës! Këtu duhet miratimi një orë e më parë pa debat, pasi e doni debatin që të sulmoni qeverinë e vendit tuaj. Ai ishte qëndrimi më korrekt që është mbajtur.’- tha Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës

Mendoj qe harxhimi i më shumë se një orë i kohës së Kuvendit të Shqipërisë, përpjekja madje për të krijuar situata të papranueshme në Kuvendin e Shqipërisë, duke shkuar deri te bllokimi i foltores. Në një kohë që mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën, është mesazhi i bashkimit.  Dhe këtu duhet të jeni shumë të qartë që qëndrimi i Shqipërisë është një qëndrim i fortë, i vendit amë, natyrshëm, dhe qëndrimet e Kryeministrit Rama janë qëndrimet e duhura në këtë kohë të vështirë.

Por ajo që më vjen shumë keq është përpjekja e opozitës në Shqipëri për të krijuar një situatë të pakuptimtë në Kuvendin e Shqipërisë në kohën kur Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë vetëm një mesazh, atë të përbashkimit, të miratimit të projekt-rezolutës së paraqitur nga grupi parlamentar i PS, ku jeni të mirëpritur të kontribuoni. E meqenëse njëri këtu tha “ne duam debat”! Për çfarë e doni debatin ju?!
Merrni pak shembull nga Kuvendi i Kosovës. Po, u mblodh Kuvendi i Kosovës. 

Nuk pati debat Kuvendi i Kosovës. Folën vetëm kryetarët e grupeve parlamentare, të cilët folën me një gjuhë. Ju nuk e keni hallin e Kosovës. Ju keni hallin si të sulmoni Edi Ramën. S’keni fare ju hallin e Kosovës. Nuk mund ta kenë hallin e Kosovës ata që kanë furnizuar Serbinë me naftë, kanë thyer embargon, që këtu dhe 30 vite më parë!
Prandaj znj. Kryetare e Kuvendit dhe natyrshëm besoj që kam dhe mbështetjen e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, propozimi në këtë situatë duhet të ishte, miratimi një orë dhe më parë i rezolutës pa debat. Nuk ka nevojë për debat. 

Për çfarë e doni debatin ju?! Ju e doni debatin për të sulmuar qeverinë e vendit tuaj! Ndërkohë që Shqipëria dhe Kuvendit i Shqipërisë ka nevojë për të miratuar një qëndrim, i cili, në atë rezolutë që unë kam parë në grupin tonë parlamentar, është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë sot Shqipëria në atë situatë, ku të dënojë sulmin dhe natyrshëm t’i gjendemi pranë Kosovës. Këtë presin edhe kolegët tanë në parlamentin e Kosovës, të cilët edhe ata janë të mbledhur në Kuvend.

Ora 11:14
Rezoluta për Kosovën, Basha: Keni patur një dakordësi pa miratimin e PD-së! Nikolla: Është caktuar data, s’do t’i rikthehemi më

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend tha se Konferenca e Kryetarëve ka pasur një dakordësi pa miratimin e PD-së për Kosovën dhe ka kërkuar që të të mbahet sot rezoluta.

‘Sot po marrim vesh që jeni patur një dakordësi në konferencën e kryetarëve. Kjo mosdakordësi është  një dakordësi pa PD-në, me ato që ju vendosni se përfaqësojnë PD-në. Por duke i qëndruar frymës që tha ministrja për parlamentin nuk na ka hije përveçse një qëndrim i përbashkët.

Kjo seancë duhej bërë sa më parë, duke hedhur poshtë dakordësinë e konferencës së kryetarëve pa miratimin e PD-së. Kjo është një çështje urgjente, për të cilën është shprehur gjysma e botës. PD të vendosë në rend të ditës rezolutën për Kosovën. Sa e vështirë është të japim një sinjal përmes veprave dhe jo fjalës. Pritshmëritë qenkan dhe duhet të jenë për një qëndrim të përbashkët.’- tha Basha.

Po kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla u shpreh se kjo është vendosur tashmë dhe se nuk do t’i rikthehen më.

‘Kjo është vendosur tashmë dhe mos ti rikthehemi! Do ta kalojmë ashtu siç i ka hije rezolutën për Kosovën dhe kemi vendosur datën 12.’- tha Nikolla.

Ora 11:14
Noka në Kuvend: Shansin e keni zero të dënoni Vuçiçin, doni të ktheni veriun e Kosovës në një Krime të dytë

 

Kundërshtimit të deklaratës së kryeministrit Edi Rama për vendosjen e KFOR-it i është bashkuar dhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Flamur Noka: Sa herë ndodhin ngjarje të rënda gjithmonë gjen gjetur një formulë duke përdorur kukullat matrioshka, ushtarët e Taulantit për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Mos kujtoni se duke bërë këtu teatër me kukulla të improvizuara do të shmangni përgjegjësinë e kryeministrit, nuk ka më antikombëtare se deklarata e Ramës. Këto përrallat me rezoluta të përbashkëta shitjani tejtërkujt se shansin e keni 0 të dënoni Vuçiçin, se padroni i sulltanit të Surrelit është Vuçiç, a mund të thuhet, a mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? A është tokë brez pas brezi e shqiptarëve.

Kë përfaqësoni interesat e antishqiptarëve apo popullit shqiptar, na tregoka kjo zonja Spiropali, Kosova sot është çështje dhe kryeçështje në të gjithë botën jo vetëm në rajon, jo vetëm për ju shtyhet nuk është çështje, a është thikë pas shpine për Kosovën që të thuash që Kosova nuk ka aftësinë që e ka territorin e vet po duhet vetëm Vuçiç dhe Rama që të bëjnë thirrje që KFOR duhet të kontrollojë veriun, të kthejë veriun e Kosovës në një Krime të dytë, kjo është në rreshta ajo që thotë kryeministri dhe që do padroni i tij Vuçiç, të kthehet rendi i ditës aty ku i dhemb çdo shqiptari, jo atje ku ju dhemb ju." 

Ora 11:12
Situata në PD, Flutura Açka: Po ‘luftojnë’ 3 B-të lënduar! Më anatemoni se nuk kam qarë ‘babën në PD’

 

Deputetja demokrate Flutura Açka i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i funidt tha në kuvend se Lulzim Bashën e ndjekin nga pas dy tre veta. Açka ka bërë një krahasim të situatës ku ndodhet me ‘I Huaji’ romani kryevepër i shkrimtarit Albert Kamy. Açka tha se arsyeja përse anatemohet ende në Kuvend është sepse nuk ka qarë dot "babën" në PD, duke nënkuptuar këtu se nuk është bërë me grupin e Berishës. Këtë e krahasoi me personazhi tek ‘I Huaji’ që nuk qau dot nënën.

“Do i them kolegut tim Bardhit, që unë jam në Partinë Demokratike, ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku do i  lë një ditë. Në fakt Bardhi dhe kolegët e mi të partisë i vetmi mëkat që kam unë në raport me ta është mëkati që ka personazhi ‘I huaji’ i ‘Kamysë’, i cili nuk qau dot nënë, unë nuk kam qarë dot babën në PD. Kjo është arsyeja pse anatemohem edhe sot në këtë parlament.

PS dua t'i sjell në vëmendje KPD e famshme tuajën, nuk e di nëse kanë qeshur këta me ju në 2001. Kjo është një lloj KPD, por pak më ndryshe, atë e bëri Fatos Nano i dashuruar, këtu po e bëjnë 3 B të lënduar, ose siç them unë 2 b të tërbuar dhe një i vaksinuar dhe hajde të dalim nga ky qorrsokak ku kemi hyrë. Kryetare merreni zgjidhen dhe bëjeni siç duhet bërë drejt”, tha Açka.

Ora 11:00
Sula: Kuvendi s’i jep përgjigje Bashës për kreun e PD se s’ka marrë urdhër nga Rama! Nikolla: Meqë je kaq i zoti, zgjidhni vetë hallet tuaja

 

Deputeti Dash Sula i ka kërkuar Lindita Nikollës që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur PD për kreun e grupit. Sula ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar që t’i zgjidhin vetë hallet e veta.

Sula: Je formale. E demonstrove që the se ja kam çuar zyrës së këshilltarëve prej gati një muaj dhe këshilltarët tuaj, zyra juridike dhe stafi jot ka një muaj që s’ka dhënë përgjigjen për një shkresë që ka ardhur nga opozita .Jepjani, por s’keni marrë akoma urdhrin atë që duhet të bëni se kush do jetë opozita. Ne si parlament jemi kthyer në noter, ju s’bëni dot asnjë hap pa marrë urdhër nga kryeministri. Ju zonja kryetare doni që patjetër të shpikni opozitën.

Nikolla: Qetësoheni sula. Kur jeni kaq të zotët zgjidheni vetë çështjen. Pse prisni tua zgjidh unë.

Ora 10:57
Tension në Kuvend/ Spiropali: Sali, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty 

\

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  është përfshirë në një debat të ashpër me ish kryeministrin, Sali Berisha. 

Ajo theksoi se nga kjo sallë e parlamantit duhet të dilet me një rezolutë të përbashkët mes maxhorancës dhe opozitës që dënon ashpër sulmin që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Elisa Spiropali: Sali, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty. Nuk duhet të jetë çështje foltoresh dhe partish, duhet të dalim nga këtu me një rezolutë, nuk duhet të ndalim është në dorë të këtij Kuvendi që deklaratat dhe rezolutat të jenë të përbashkëta, Kosova nuk është çështje e politikës së jashtme, por e politikës së ditës, të përdorimit të Kosovës për interesa politike klanore, duhet të dalim nga kjo traditë dhe nuk ka replikë mbi replikë Sali se ke shumë që përgjigjesh.

Ora 10:57
Luan Baçi i drejtohet Nikollës: S’keni pse ruheni nga ne, ruhuni nga qytetarët se jeni bërë të neveritshëm

 

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, duke i kërkuar që mos të shkelë rregulloren por ti japë drejtim Kuvendit. Baçi tha se ata s’kanë pse ruhen nga opozita, por të ruhen nga qytetarët pasi janë bërë të neveritshëm.

‘Gabim dhe faji juaj është se keni 1 muaj që prisnin ndihmën juridike të parlamentit tu japin një mëndi, kur në fakt e keni. Duhet ta kishit bërë me urgjencë. Kur flet kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe i lini fjalën atyre që flasin për një paçavure shkresë që kërkojnë të jenë kryetar grupi. Mos shkelni rregulloren, është në dorën tuaj të zbatoni rregulloren dhe ti jepni drejtim këtij Kuvendi. Pse u rreshtuan 20 badygardë, këtu jemi qytetar të republikës së Shqipërisë. Nga ne nuk ju gjen asgjë, por ruani vetën nga qytetarët pasi jeni bërë të neveritshëm.’- tha Baçi.

Ora 10:47
VIDEO/Nikolla i pret fjalën Berishës ia jep Bashës, deputetët i shkojnë për përforcim në foltore, i rrethon garda! Dogjani: Nuk na bëni presion!

Në një moment deputetët e Berishës kanë bllokuar foltoren pasi Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës dhe i dha fjalën Bashës të fliste nga karrigia e tij. Në këtë moment deputetët e Berishës janë afruar dhe bashkë me të janë afruar dhe djemtë e gardës për të parandaluar çdo përshkallëzim.

Kryetarja e Kuvendit i kërkoi të largohen djemtë e gardës.

Asllan Dogjani: Nuk na bëni presion me gardën. Garda të dalë jashtë.

Në këtë moment me kërkesë të Nikollës djemtë e gardës u larguan dhe Berisha vijoi fjalën e tij.

Ora 10:43
Basha i përgjigjet Spiropalit: Ku e keni Ramën, të vijë të japë llogari në Kuvend! Juve u intereson teatër

 

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ministres Spiropali duke i thënë se kanë varrosur kërkesën e PD për interpelancë me Ramën, sa i takon deklaratës së këtij të fundit për të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Bash atha se ju intereson vetëm të bëjnë teatër.

Zonja ministre, ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD e varrosët bashkë me kryetaren e kuvendit në konferencën e Kryetarëve sepse nuk doni që Rama të vijë e të japë llogari. Të japë llogari se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim veriun. Vallë nuk e di që KFOR nuk e di ka në zotërim gjithë Kosovën me mandatin e vet dhe po kështu policia e Kosovës ka mandatin saj. juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër e natën kulla.

Ora 10:39
Spiropali i drejtohet Bashës: Të erdhi goja! Zgjidh hallet e shtëpisë

 

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha se Bashës i erdhi goja dhe u kërkoi opozitës të zgjidhin hallet brenda familjes pasi po ndikojnë në çëshjet politike të brendshme por dhe përtej kufirit.

“Lulzim Bashës i erdhi goja në kuvend. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështje e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësisht në çështjet tona në reformën zgjedhore por po doni ta eksportoni dhe në Kosovë”

Ora 10:38
Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të Bardhit: Shpifësi gojë çorap pisët, natën firmos për kulla e ditën sulmon PD

Lulzim Basha ka paralajmëruar se pas akuzave që i bëri Bardhi, këta të dy mund të përfundojnë në prokurori. Bardhi e akuzoi se ka marrë dy kate në një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë, ndërsa Basha e cilësoi si një shpifës që natën firmos për kulla e ditën sulmon PD për llogari të Ramës.

Prisja përgjigje nga ty kryetare dhe jo nga bashkautorët e kësaj zallamahie. Por meqë keni vendosur që në vend të llogaridhënies së qytetarëve të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjamë nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve, atëherë edhe njëherë po të them jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë këtë luftë të ndyrë personale në këtë sallë në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve kam një përgjigje votoni vettingun politik, ndërsa shqiptarëve do u them është i vetmi parlament, ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ca thonë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët siç u hap sot pa mbajt askush përgjegjësi. Sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit gojë çorap pisët që janë çuar e cohen këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Ramës, ta dinë se nuk ka e mbyllin dot gojën dhe këtu do përballeni me projektligjin për vettingun politik dhe amendamentin që ju heq papërgjegjshmërinë që të dilni në këtë foltore e të shpifni siç iu do qejfi.

Ora 10:25
Kuvendi/ Gazmend Bardhi i kthehet Bashës: Ke marrë dy kate në një kullë në Tiranë! Je vetëshpallur kryetar partie

 

Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi u përplasën në Kuvend. Bardhi akuzoi Bashën se ka marrë kate në kullat e Tiranës

Gazmend Bardhi: Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu.

Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD.

 

Ora 10:24
Lulzim Basha sulmon Bardhin: Merr guximin e thuaj që je bërë pjesë e aleancës së kullave dhe non gratave! Kuvendi të zbatojë vendimin e PD për kreun e Grupit

Lulzimm Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja  e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë.  Ose nëse keni vendosur kulisat tuaja të errëta të aleancave të kullave e non gratave, dilni e thojuni se jeni pjesë e aleancave”, tha Basha.

Ora 09:40
Bardhi i kërkon Kuvendit të fusë në rendin e ditës rishikimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore

1696418939_bardhi.jpg

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkon Kuvendit të fusë në rendin e ditës projektvendimin për rishikimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore.

Në shkresë, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.

Gazmend Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes së komisionit të reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.

Pak ditë më parë gjatë mbledhjes së deputetëve të thirrur nga Bardhi dhe Berisha në Kukës, u mësuan dhe emrat që rithemelimi propozon si anëtarë të këtij komisioni. Ata propozojnë Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbahsi ndërkohë anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIHR.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/10/2023 04:22

    /Ma kollaj asht me mbushun nje thes me pleshta, sesa me i ba bashke dy shqiptare!/-GJ.Fishta.Mekat qe nuk kemi zgjedhur pleshta ne vend te deputeteve e politikaneve ne kuvend.Vertet te dy palet i pine gjakun popullit,por te pakten pleshtat mund te mblidheshin bashke,sipas Fishtes,kurse keta/kuvenduan/ nga ora 10.00-20.00 e cfare rezultati nxorren?=000000!

    Përgjigju
  • poli: 05/10/2023 19:52

    shiko si i nxjerrin njeri -tjetrit vjedhjet,,,,edhw votojini pastaj...

    Përgjigju
  • Qejfliu: 05/10/2023 16:31

    Mua ky Bardhi me pelqen e ka bythken e e mire…

    Përgjigju
  • Linda: 05/10/2023 15:44

    Tabaku i tregon Collakut se kush perfiton nga sherri kur ajo vete e ka provokuar kete sherr me lojra mbrapa shpine!Sillen ne parlament si kalamajt kur dalin ne oren e pushimit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/10/2023 14:46

    Fatkeqësia dhe tragedis më e Madde kombëtare është se Shqipëria sot është federat e serborusis fashiste…!

    Përgjigju
  • joni: 05/10/2023 12:46

    mjer ca mban shqiperia shkret

    Përgjigju
  • ASIM ZENELI HERO I POPULLIT: 05/10/2023 12:40

    Ju kërkojmë dhe në emrin e atyre që ÇLIRUAN DHE E BËNË ATDHEUN të lavdishlm dhe e rradhitën në anën e FITUSVE mos imerrni erzin me ato pocaqillëke fjalë të ndyra që nxirrni nga goja në parlament(se kuvënd bëjnë burrat dhe trimat).Ju nuk jeni as njëri etjetri pir jeni fatkeqësia e kombit,(noka,berisha,spaho,bardhi,tabaku,çollaku,vasili xhixho,etl

    Përgjigju
  • Olta: 05/10/2023 12:26

    Ska pune tjeter Rama te meret me ju budallenjte

    Përgjigju
  • Denisa: 05/10/2023 12:25

    Opozita ska pune tjeter dhe per cdo gje permend Ramen

    Përgjigju
  • Termeti: 05/10/2023 11:06

    O deputete se nuk e meritoni me germa te medha. Kur do te flisni ne parlament per hallet e popullit? Po beni gara sa kate keni. Mallkuar qofshi atje ku ju dhemb me shume.

    Përgjigju
  • Putin: 05/10/2023 11:05

    Do zoti leshon ndonje ipersonike ai Putin ne parlament dhe do zoti jeni prezent te gjithe qe te shpetoje ky popull nga ju funderrina

    Përgjigju
    • Or tej: 05/10/2023 14:39

      Nuk po grricet me shalgjati or teeeejjjjj

  • Populli: 05/10/2023 10:56

    Ky lloj parlamenti eshte vetem horrorr dhe nje lloj pacavure ,, kur sheh keto lloj pacavuresh ...qe dekurajojne te gjithe Shqiptaret qe perpiqen me gjithe Shpirti dhe me shume sakrifica te ndertojne jeten e tyre dhe nje vend dhe shoqeri te bazuar tek vlerat e drejtesise dhe te respektit njerezor

    Përgjigju
  • Belzebu: 05/10/2023 10:32

    I futa frymen time hahahaha tani hahen si qent

    Përgjigju
  • e drejta: 05/10/2023 10:12

    AH MOJ GAZMENDA SI NUK E KUPTON QE NUK TA VAR NJERI...POVERINA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja