Shkarkimi i Nokës 'alarm' te disa prej deputetëve të PD, mbështetës të Berishës: Po cenohet demokracia e brendshme! (REAGIMET)

TIRANË- Sikur të mos i mjaftonte "lufta" me Sali Berishën, Lulzim Basha i ka shkaktuar vetes një tjetër 'tsunami' brenda Partisë Demokratike, më shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të paralajmërimit për përjashtim Grupi Parlamentar. Ky vendim ka vënë në pikëpyetje demokracinë brenda kësaj force politike, por edhe ka shtuar zërat kundër lidershipit aktual, Lulzim Basha.

I pari ishte deputeti demokrat, Edmond Spaho, i cili është rreshtuar krah Sali Berishës i cili ka ironizuar vendimin e Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës. Spaho shkruan se Basha po sillet si diktatori Enver Hoxha, ku pas dëbimeve duhet të fillojë me internimet. Për Spahon, Bashës po i mblidhe litari dhe po kthehet në një person qesharak dhe i mjerë.

“Lul mjaft me debime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonje pushkatim nuk do bejme?Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet”, shkruan Spaho në facebook.

Edhe demokrati Fatbardh Kadilli e ka dënuar këtë veprim të Bashës duke thënë se ky model tregon degradimin e opozitës e cila po zvogëlohet çdo ditë edhe më shumë. Kadilli u bën thirrje demokratëve të reagojë ndaj këtij modeli ku ‘Kryetarokrati’ Basha emëron dhe shkarkon sipas dëshirës.

“Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.  Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi. Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese”, shkruan Kadilli në facebook.  

Një reagim ka pasur edhe ish-nënkryetarja e PD-së, e cila ka ironizuar Lulzim Bashën.

"E mbyti Ramën… duke hequr të vetët", shkruan Topalli, e ndërsa më herët ka reaguar edhe deputetja Albana Vokshi.

Flamur Noka u shkarkua dje nga Partia Demokratike nga Komisioni i Sigurisë me arsyet se ka shpifur dhe baltosur emrin e kryetari. Ky shkarkim vjen pas përçarjes që Sali Berisha ka krijuar në PD, pas përjashtimit të tij. Vendimi erdhi disa orë pas debateve të forta që bëri Flamur Noka me Lulzim Bashën mbledhjen e Kryesisë së Grupit, ku akuzoi kryedemokratin se ka më të shtrenjtë fatin e karriges së tij se sa të PD-së. Gjithashtu Noka tha se Basha e cilësoi anëtarësinë dhe elektoratin e PD ‘llum’ , deklaratë që ‘vuri vulën’ dhe solli reagimin e  Bashës duke e shkarkuar nga Komisioni i Sigurisë. Në reagimin e PD thuhet se Noka e ka shndërruar mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar në laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe me këtë po baltos kryetarin dhe vetë Partinë Demokratike, duke sajuar gjëra të pathëna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Basha shkarkoi Berishën dhe Nokën nga PD, Ristani: Vulëhumburi ka shkelur hapur statutin e PD, nuk i ka këto kompetenca

Arben Ristani i revoltuar kundrejt kreut të PD, Lulzim Basha është shprehur se vendimet e tij lidhur me shkarkimin e Sali Berishës dhe Flamur Nokës, janë në kundërshtim të hapur me statutin e Partisë Demokratike.

Demokrati ka treguar se në statut është parashikuar se Basha, ose ndryshe vulëhumburi siç e quan ai mund të japë urdhra dhe udhëzime, por jo vendime pasi ato i marrin organet kolegjiale.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Ristani e ka bërë tq qartë se asnjë anëtar i grupit parlamentar, nuk mund të marrë vendim të caktojë në detyrë, ose të shkarkojë nga detyra, ose të përjashtojë nga grupi një anëtar tjetër.

Ai gjithashtu ka ftuar çdo njeri të interesuar mbi gjithçka që ai ka shkruar të kërkoi një kopje të vendimeve për të kuptuar.

Pasi kryedemokrati Basha ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar PD dhe pasi i doli kundër hapu, ai ka shkaktuar edhe Flaur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Madje ka paraljmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar.

Ora 16:16
Luan Baçi kundër Bashës: Pas Berishës e Nokës kush e ka radhën? Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje s'janë në të mirë të PD

Flamur Noka u shkarkua dje nga Partia Demokratike nga Komisioni i Sigurisë me arsyet se ka shpifur dhe baltosur emrin e kryetari. Ky shkarkim vjen pas përçarjes që Sali Berisha ka krijuar në PD, pas përjashtimit të tij. Kundër Lulzim Bashës ka dalë edhe deputeti i Fierit,  Luan Baçi i cili thotë se kjo nuk është PD-ja e ndërsa ngre pyetjen, pas Berishës dhe Bashës, radha e kujt do të jetë.

"Kush e ka radhën?Unë...? Ju.....? Ai......? Kush....? Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!

Partia Demokratike nuk është prone e askujt, ajo është e dhjetra mijra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj! Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrësesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mire të Partisë Demokratike!Ne duhet dhe do të vazhdojme të gjithë bashkë, armiku jone i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjerin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë", shkruan Baçi.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë