Noka:Tahiri dalje qesharake,i krimbur
në krim e trafiqe,s’i rregullohet imazhi

Noka:Tahiri dalje qesharake,i krimbur<br />në krim e trafiqe,s’i rregullohet imazhi
Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetin social ka atakuar ministrin Tahiri se sot u bë akoma më shumë qesharak gjatë daljes së tij në aksionin e policisë për asgjësimin e rrënjëve të kanabisit.
 
Noka shkruan se, ministri Tahiri është i krimbur në krim e trafiqe dhe se nuk ka asgjë që t’ia përmirësojë imazhin e krijuar.

Ai i ka drejtuar disa pyetje Tahirit që kanë pasur të bëjnë me Habilajt, Shullazin, 30% për çdo rrënjë kanabis, 5-fishimin e sipërfaqes së kultivuar me drogë në vend, përfshirjen e policisë në këtë fenomen etj.
 
Ja statusi i plotë i Flamur Nokës në Facebook
Paska bërë Tahiri i brendshëm ca foto me një gazetar të njohur, sikur është në krye të një operacioni antidrogë.
Kjo është një nga gjërat më qesharake dhe më të pabesueshme sot në Shqipëri.
Dua ti kujtoj Tahirit të brendshëm nëse i foli gazetarit;
1-Që i ka dhënë makinën e tij private Habilajve, grupit më të madh të trafikut të drogës në zonën Fier-Vlorë
2-Që është i mërzitur kohët e fundit se prokuroria me ndihmën e partnereve i ka futur në burg kumbarin e tij Shullazi
3-Që ka djegur laboratorin e drogës për të zhdukur provat për trafikantët e mbrojtur prej tij
4-Që ai për interes të Edi Ramës mban llogaritë e 30 përqind të përfitimit për cdo rrënjë kanabis
5-Që siperfaqja e mbjellë me drogë vitin e kaluar është 5-fishuar, ndërsa këtë vit droga ka pushtuar gjithë vendin
6-Që Shqipëria renditet e para si vend prodhues i drogës në BE
7-Që drejtuesit e tij të policisë janë në krye të këtij biznesi, ruajnë dhe kontrollojnë këtë trafik dhe vjelin taksën 30 përqind
8-Që çdo burim e aset bujqësor është kthyer në dispozicion të drogës
9-Që janë të paktën 4 të vrarë në dy muajt e fundit për parcelat e drogës
10-Që ekonomia kriminale e drogës po asfikson ekonominë e ndershme në vend
Këto janë të vërteta e drogës dhe Tahirit të brendshëm që i di mbarë opinion publik. Këto bën mirë t’ia thotë edhe gazetarit të cilin e shfrytëzon për të përmirësuar imazhin e tij. Një përpjekje e dëshpëruar se nuk ka si të përmirësohet imazhi i një ministri të krimbur në krim e trafiqe.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran