Noli: Si Skendërbeu dikur, miqtë në
Romë e Vjenë na mbrojnë nga serbët

Noli: Si Skendërbeu dikur, miqtë në<br />Romë e Vjenë na mbrojnë nga serbët
“DIFTIME E VRIME MI Kongresin Shqyptaar t’ Trieshtës” 1–4 MARCIT 1913. Nga kjo revistë e veçantë dygjuhëshe në shqip e italisht,  u zbulua një dokument mjaft i veçantë mbi Kongresin e Triestes së marsit 1913. Dokumenti është procesverbali i plotë i diskutimeve të këtij Kongresi, ku morën pjesë shumë patriotë me kontribut të madh në çështjen Kombëtare. Në suplementin Rilindasi botuam numrin e shkuar bisedimet e ditës së parë, përgatitur për botim nga studiuesit Sami Metalija dhe Enkelejda Metalija, ndërsa do të  vijojmë sot me diskutimet e ditës së dytë, 2 mars 1913. 

E 2-TA DITË
MBLEDHJA HAPET MBAS 11.


Krietari këndon emnat e atyne qi dje folne e pvetë a kaa lanë ndo ‘i ëmen jashtë. Kerkush s’pergjegjë. Duket se ky asht  verbali i 1’1 ditë, e pse i shkurtë nuk enthusiasmon kënd.

Por kongresistat janë t’eletrixuem prejë këndimit t’ketii telegramit dergue prejë E.T.Markezit Di San Giuliano: “Faik Konica kreitor i Kongresit Shqypëtaar – Trieshtë. T’falem nderës me zemër e t’lutem me m’ju falë nderës bashkatdhetarve tuu per ndjesiina qi po m’diftoni. Akseptoni kushtet e mija sinēerishtë per lirii e perparim t’Shqypeniis – San Giulihno”. Telegrami asht i aklamuem dyy heresh e gjat  T’tanë gazetarët donë me e marrë maa ‘p e mbas pak fjalësh ndermjet tyne, krejtari ban mledhjen me i ēue nji aklamacjon t’tretë Ministorit di San Giuliano qi “na kaa dergue nji telegram aē t’bukur saa me kenë shkas fjalësh ndermjet gazetarve” – E mledhja aklamon per s’tretit.

Mandej këndohen shum telegrame e letra t’derguem prejë Shqypëtarësh e tjerë.
Bje n’syy nji telegram prejë Spalatos (italisht)ku protestohet kundra zyres qil nuk akseptoj telegramm n’gjuhë shype, mandej nji tjeter prejë Barit ku thote me lypë mprojtimin e mbarë t’Europës.

Asht i pritun me shum sympatie ‘nji shndet urimit i xansave Maēedon-Rumen t’shkollave t’Bukureshit. Nji leter prejë Kotorrit qi kalxon erojzmin e mprojtësave t’Shkoders e  thotë se t’gjith populli kaa rrokë armët e se edha n’mjes t’gjytetit e t’Mirditës asht e çilun pshë entusjazem t’math e t’gjik gaz mohen prejë shëudit.

I pari urator permbi çeshtje t’shkrueme per ket ditë asht At Fan Noli, themeluesi i Kishës Shqypëtare n’Amerikë, i cilli, kuer hypë n’tribunë asht i pritun me brohorime zemret. Aj thotë se asht i gazmuem tuej paa t’ardhun këtu bashkatdhetar, e prej t’gjith krahinave t’Shqypëniis, prejë gjith viseve t’botës, e t’tanë vllaznue n’ideal t’atdhees, qi ban me harrue ç’farë do ndryshim fejet. Gëzim e madhështii shejtë i sjell t’paamit shqypëtarve t’Itales………….. …….: por saa gjak i pafaj, saa zjerm i math po e shemton tdheun t’oë t’dashtunen?

Histerija na gzmon sot zemren, se, sikuer Skanderbegu pat miq, papen n’Romë e Unjadi-n n’Ungarii, kështu edhe sod na kemi mprojtësit t’onë n’Rromë e n’Vjenë, prej kaa shterngohen serbët, grekët e malazezët mos me e prekë kombin shqypëtaar, lig ështue veē pse i paarmë.

E këtu  uratori, I ndaluëm shpesh prej t trokitunave, neltesn, tyi perdoruënun n’gjuhë te thjeshtë fjalë t’madhnueësme, trimënjën e shqypëtarve, i udezë njesinat e kongresistëve tuj tregue Oso Kuken e disaa kange toskerijet qi flakojnë për atdhetarizëm me shka perkujton e pertriin n’zemra te gjithve burrëniin deshmorvë t’kryengritjeve kombetare e pyet: Perse u mlodhme na këtu? Shka mund t’bajmë per Shaqypenii per me i kundershtue grekve e sllavve qi donë me na hupë: Shka, do t’bajmë per me pasë nji Shqypënii t’vërtetë me kater vilajetet.

Kuer kaa me kënë pagjë n’Ballkan  n‘kjoftë se Shqypënii s’kan per t’i dhanë t’tanë ato tokë ku flitet shqyp? Shka janë e shka perfqsojnë maa shum se na popujt e Balkanit? Grekët, n’qind vjet vetqeverimit, shka kan baa per m’u vun maa nelt se na? Dy dit bani Edem Pasha – shqypëtaar – me i thye grekët e këto tesh saa muej rrethojnë Janine, ku pak shqypëtaar mbajnë njitë gjith ushtriin.

E n’Shkoder a nuk janë shqypëtarët qi mprojtohen burrënisht kundra sllavve? – A mund t’ngjasin maa lufta? A do t’presim t’daamit prej diplomacijet? Konferencat diplomotike e kongresat nuk e pshtojnë Shqypëniin, un i nap nji t’vjeftun kongresit n’kioftë se jemi mledhë me baa toe permbii shpatë: O vdekje o fitim
Qe n’pak fjalë t’folunit i shkelqyeshëm At Fan Nolit, i cilli kje i pershuduen me nji trokitje duersh t’gjatë, e perqafun vllaznisht.

Tuj kenë 12 ore 30, mledhja e dytë dahet per t’u mbajtë n’15.

MLEDHJA E MBASDITËS.

Merr pjesë sod edhe Markezi i Aulette-s, qi mledhja e pret me nji brohorim zëmret t’sajdishëm.

Zef  Skiro proteston n’ëmen  t’Shqypëtarve t’Itales kundra Malit t’zii qi, tuej lypë padaa udima per veedi n’ëmen… t’drejtësiis e t’mshriirës, qi aj s’u kaa, dhanë mandej leje t’hiin Kryqi i Kuq italjan n’Shkoder. Mbasi t’gjith e njofin mshriren e kaloriin malazeze, e presin t’tanë protesten me brimë qi diftojnë maa fort t’perbuzun se mënii per cuga t’Cernagores. Nji kongresistë thotë: “E pse Italja, n’vend qi me hjekë prejë Malit t’zii Kryqin e Kuq, nep per ēmim miljona mbas miljonash n’ndihmë t’gjakbaasave? Ky sistem m’duket si vaji… kokodrilit!…”

Paal Gjergji, prej Borgo Erizzo-s (n’Dalmatje), qindron mii fialezen e Sllaveve e t’grekve “Ballkant popujve ballkanik” e difton se si këjo fialë s’kje veē nji masë atdhetare mbii fëtyrë cubash t’vertetë. E myllë t’folunit italisht tuej permendë fjalët qi Zef Garibaldi i shkrj me 1866 Elenës Ghika:”Ēashtja e shqypëtarëve asht e ëmja!” e thotë se vetun me armë, mbas mendes t’tii, kan me muejtë shqypëtarët me marrë gjakun e saa  t’keqbameve t’sllavv’e t’grekve.Uratori asht shum herë i pritum me trokitura kuer permendë simpatiin e Z.Garibaldit shum t’shaame i hjellen t’birit t’ tii gjeneralit Riçiotti-t Garibaldi, aē pak besnik n’ideal t’madhit t’Babës vet.

Avokat Lehova, drejtori i Atdhees n’Kostancë (Rumani) bjen t’falnat e shqypëtarve t’Dobrugjes e ja lshon historiis eroizmin shqypëtaar. E shef nevojen qi Shqypënija t’jetë e formueme me kater vilajetet e Kosovës, t’Monastirit, t’Janinës e t’Shkodrës.

Pandeli Eangjeli, i këthellët n’letratyrë shpypëtajre iemnuëm per atdhetarizem edhe bjen t’falnuat e shqypëtarve t’Rumaniis e i bashkohet nder mendime foltarve t’parshem.
Basil Djamandi gazetaar rumën n’Janinë, ban nji kalxim t’gjatë permbii vllah t’shqypëniis t’jugut e t’Maēedoniis. Difton se këto, n’ëmen t’drejtsiis, lypin m’u njitun Shtetit Shqypëtaar, qi kan me i kënë rajë besnike, mbasi kuco-vllahët i donë shqypëtarët pernjimend vllaznisht.

Çohet mandej Kol Ivanaj, i cilli flet per kufi t’shqypëniis e thotë se i bashkohet n’mëndim foltarve tjerë permbii lidhjen Ballkanikë, qi pat qëllimiumii te ndarje t’Shqypëniës. Mandej vëhet me fole përmbii formë t’Qeveriis t’shtetit shqypëtaar, por e ndalon presidenti mledhjes e i duhet me e lanë biseden deri atëherë ndigiue fort ftoftas prejë kongresistave.

Untori Kandili, qi banon n’Bukureshë, ja këthen Kongresit at xehtsii qi pat perpara, e fjala e tij qi buron prej zëmret, asht shkaku i shum brohorimeve, edhe pse n’fund s’thotë maa teper se kan thanë tjeret.

Hil Mosi, me vën ja shtje n’mend kogresit, se po flitet shum per Shkoder e Janinë, e vilajeti i Kosovës e Monastirit por saa po permendet

Idriz Manushi, prejë Kosovet, thotë se po flitet per Shqypënii t’madhe. Fjala nuk është e arsyeshme, pse nuk do t’flitet as per shqypënii t’made as per t’vogel por permbii ate si na qet historija, gjuha e zakonet. Fjala e Manushit asht e pritun me t’madhe simpatii prejë kongresistave.

Cohet mandej Haki Florina e flet përmbii vilajet t’Monastirit, tuej thanë edhe se po biret shum kohë kot: mledhja asht t’ tanë nji mendjet qi Shqypënija e vertetë rrjedh prejë kater vilajeteve t’Shkoder t’Kosovës, t’Monastirit e t’Janinës.

Orazio Irianni thotë se po flitet teper e se asht nevoja me daa ndo i send.

Presidenti Faik Konika difton se kongresi kish per t’baa punë t’mirë tuej formue nji memorjal qi ti kalxojnë Fuqiive, bje fjala, se Jakova, gjyteti sod nder fjalë, s’kaa por 12 shpii serb… Dervish Hima, mbasi u permend memorjal e shef t’nevoishme me vrojtue m’të qi e  para garanxi pagjet per kohë per t’ardnun ast m’e shtii n’Shtet t’Shqypëniis Jakoven, persë strategjikisht, kush kaa Jakoven kaa edhe nji nder ēilca t’Shqypëniis.

Don Ballamaēi, difton prej anes Shoqniis rumën-maēedone se vllahët duen me jetue nen flamuer t’Shqypeniis. Rrfen se kaa zoor veē me mëndue qi Fuqiit e mdaa kan me ja hjekë Shqypëniis krahinat e bukra t’lakmueme prejë sllavv’ e grekve, e dishron t’krijohet nji vend autono, msi n’Svicer, nder ato krahina t’vilajetit t’monastirit e t’Janins ku janë t’perzim rumën e syqypëtaar. Mbas bisedës t’Ballamaēit, qi u myll me trokitje duersh t’gjatë, lëhen punet per me i kapë ne nesre nadje.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator

Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator