Ylli britanik, Daniel Day-Lewis është një nga pretendentët kryesor për të fituar çmimin filmik “Bafta” në Britani, pas publikimit të listës së të nominuarve.
Filmi “Lincoln” është i nominuar në dhjetë kategori duke përfshirë këtu edhe çmimin për aktorin më të mirë dhe filmin më të mirë, ku Daniel Lewis portretizon presidentin amerikan, Abraham Lincoln.
Por emri i regjisorit Steven Spielberg ka munguar në listën e të nominuarve në kategorinë për regjinë më të mirë.
Filmat “Les Miserables” dhe “Life Of Pi” janë të nominuar në nëntë kategori, përfshirë kategorinë për filmin më të mirë me aktorët Anne Hatheway dhe Hugh Jackman të cilët janë të nominuar për kategorinë e aktorëve më të mirë.
Ndërsa filmi i James Bond, “Skyfall” është nominuar në tetë kategori, por është jashtë kategorisë për filmin më të mirë, për aktorin më të mirë dhe për regjinë më të mirë.
Filmi i Ben Affleck, “Argo” është nominuar në shtatë kategori, por më kryesoret janë për regjinë më të mirë dhe aktorin më të mirë.
Ndërsa listën për kategorinë filmi më i mire në Britani e mbylli filmi “Amour” e regjisorit austriak Michael Hanëke nominuar në katër kategori i cili është dhe fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës 2012.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 10 shkurt në Shtëpine e Operës mbretërore në Londër.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com