Non grata dhe korrupsioni në syrin e ciklonit

Non grata dhe korrupsioni në syrin e ciklonit

Zhvillime të vrullshme po ndodhin në rajon dhe të gjitha këto, që nga vizitat e shpeshta për të testuar vijimësinë e pozicionimeve gjeopolitike, në projektet ekonomike për ta mbajtur të unifikuar përkatësinë në kampin demokratik perëndimor dhe deri në vendime të njëpasnjëshme ku shumë të paprekshëm e pashallarë të vegjël ballkanikë, po marrin dënimin si persona non grata.  Një sinkretizëm i politikës së karotës dhe shkopit që gjithsesi po shkundin shumë nga politikat e vjetra e arkaike ballkanike drejt qasjeve të reja. Tashmë rajoni nuk shihet më nga perëndimi si një bashkësi vendesh që janë të gatshëm të shqyejnë njëri tjetrin dhe ku marrëdhëniet miqësore vendosen me shtete të veçanta. Rajoni po shihet si një i tërë, ku përkatësisë së grupimit i shtohet bashkëpunimi midis vendeve dhe popujve ballkanikë për të krijuar një të ardhme të përbashkët, më prospere dhe në interes të të gjithëve. Një bashkëpunim që më së pari ka të bëjë me ekonominë, dhe ku shtimi i gravitetit prej krijimit të një tregu të përbashkët do të sillte investime më të mëdha dhe mundësi më të mëdha zhvillimi për të gjithë. E parë në dy linja, si nga BE ashtu dhe nga SHBA, në të dyja rastet vëmendja kryesore ka të bëjë jo thjesht me rreshtimin në një botë plot antagonizëm ku ndërthuren dhe interesat e shteteve të tjerë si Kina, Rusia apo me gjerë. Por së pari dhe me ecurinë ekonomike të rajonit dhe goditja në shkallë të gjerë e një fenomeni dhe fenotipi të përbashkët që ka të bëjë me korrupsionin e lidhjen e krimit me politikën, çka është bërë pengesë për këto vende të proceseve demokratike dhe hapjes së një ekonomie të lirë e të konkurimit të drejtë. Nëse këto kapërcehen dhe e ardhmja e përbashkët bëhet më e prekshme dhe mbi baza më të sigurta.

Ballkani u la në gjak për 10 vjet nga luftërat në ish Jugosllavi, porse e ardhmja nuk mund të mbetet peng i mizorive të së shkuarës. Gjeneratat e reja kërkojnë një vend në kohët moderne, ku të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një vend dhe shoqëri të hapur, në një mjedis me mundësi të barabarta dhe jo një shtet të izoluar, ku jetohet me të shkuarën e pushkës e jo me mendësitë moderne ku zhvillim do të thotë ndërveprim mbi baza besimi. Jo rastësisht, muaj më parë në vizitën në rajon të Escobar, të dërguarit Special në Ballkanin Perëndimor, ishte përmendja se do të ketë një valë të dytë të shpalljes së personave non grata nga Departamenti i Shtetit. Escobar e përmendi këtë ndërsa ndodhej në Bosnje Hercegovvinë për realitetet në këtë vend ballkanik dhe se shpallja non grata do të prekte të gjithë ata politikanë që shprehen kundër marrëveshjes së Dejtonit. Por dukej se ka një sinkronizim jo vetëm në deklarata por dhe në një aksion të mirëmenduar për më gjerë çka shpreh një vëmendje të veçantë të SHBA-ve ndaj rajonit të Ballkanit. Deklarata e ambasadores Kim për kohë më parë në një studio televizive se do të ketë saksione të reja ndaj politikës së korruptuar nëpërmjet listave non grata, u bë në një kohë kur vëmendja mediatike në vend ishte përqendruar tek zhvillimet në PD, foltorja e Berishës dhe retorika e ish kryeministrit se do të mund ti shpëtonte dënimitë të tij të shpalljes non grata. Asgjë nuk është e rastësishme dhe madje as emrat e rinj të futur në listën e non gratave nuk surprizojnë askënd. Në korridoret e politikës ato përmendeshin prej kohësh, ashtu siç përmenden dhe personazhe të tjerë që mesa duket presin radhën. Sot listës i është shtuar Ndroqi dhe Rakipi, personazhe të biznesit e të medias, por kandidatët në radhë për zhvillimet e nesërme duket se janë më shumë. Trysnia ka filluar dhe mbetet vetëm të presim se kur dhe si do të lëshohen e këputen hallkat e një zinxhiri që mban peng vendin dhe procesin evolutiv. Një zinxhir korruktiv që ka mbajtur të bashkuar nën të njëjtat interesa, babëzinë e shpërdorimit të pushtetit me krimin dhe biznesin.

Deklaratat se do të kemi sërish një listë me emra non grata, ku do të jenë politikanë por dhe bisnese të lidhura në mënyrë abusive me politikën, është tregues se plani amerikan për Ballkanin në tërësi dhe për Shqipërinë si pjesë e saj është në veprim dhe aktiv. Dhe ky proces ecën pavarësisht se dikush humb kohë me foltoren apo se nëpërmjet saj mendon se mund të bëjë presion për të lehtësuar kushtet e veta. Madje mund të ndodhë e kundërta. Zbutje dhe tërheqje nga vendimi Non grata jo vetëm nuk do të ketë, por nëse thellohet ky proces, nga ku vetë Berisha mund të rishkojë në krye të partisë, kjo do të bënte pis vetë PD dhe do të kushtëzonte marrëdhëniet e SHBA me këtë parti. Por e gjitha kjo është një thirrje dhe për vetë opinionin publik shqiptar për tu orientuar drejt të tjera realiteteve nga ku synohet një e ardhme më e zhvilluar dhe pa humbur kohë me realitete të vjetra, aq më tepër me personazhe të së shkuarës me plot dritë hije, epoka e të cilëve është tretur me kohë. Në Ballkan po fryjnë erëra të reja dhe ne si shtet e ekonomi thjesht na duhet të mbajmë ritmin dhe orientimin që i shërben së pari interesave tona. Për një sërë faktorësh jemi vendosur në rreshtin e parë të zhvillimeve dhe për herë të parë nuk na presin të tjerët të futemi në grupin e tyre. Një mundësi e artë për të përcaktuar që në fillesë prioritetet tona dhe prej nga faktorizimi si popull me kontribut ndërparësor në zhvillimet rajonale na hap rrugën drejt destinacioneve të reja. Veç për këtë duhet thjesht mendje e hapur dhe jo harxhim kohe me produktet e mykura të së shkuarës./Fjala.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • patriot: 14/04/2022 21:26

    Bravo. Super shkrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja