Açka ‘zbardh’ mesazhin e rikthimit të Yuri Kim në Tiranë krah Blinken

Açka ‘zbardh’ mesazhin e rikthimit të Yuri Kim në Tiranë krah Blinken

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka përshëndetur ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, ndërsa ka veçuar edhe rikthimin e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.

Açka nënkupton se Yuri Kim, gjatë kohës së të cilës u shpall non grata Sali Berisha nga SHBA, tha se dihet arsyeja se pse ajo është rikthyer, e sipas deputetes është të pastrojë Shqipërinë.

‘She is back! And we know why. U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare. Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë Egjeu në brigjet e civilizimit.’- shkruan Açka.


Lajmi kryesor:

Jashtë axhendës së Blinken, opozita: Vizitë historike! Basha: PD faktor politik krenar për aleancën me SHBA


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme’, Veliaj për protestën e opozitës: Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik

‘Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme’, Veliaj për protestën e opozitës: Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik