‘Non grata’ e Berishës nga SHBA, Halit Valteri në Report Tv: Ka filluar në administratën e Trump! Meta i vdekur politikisht! Toska: Po akuzohet si hajdut pa fakte

Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump, mbështetësit e Berishës janë shfaqur entuziastë, pasi shpresojnë se liderit të tyre mund t’i hiqet ‘non-grata’.

Lidhur me këtë temë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Studio Live', në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ku ish-deputeti Halit Valteri u shpreh se ‘non grata’ e Berishës ka filluar që kur në pushtet ishte Donald Trump në mandatin e parë dhe u konkludua në administratën e Joe Biden.

Ai tha se nuk di ndonjë rast kur shpallja ‘non grata’ nga DASH e një personi të jetë hequr.

‘Shpallja ‘non grata’ e Berishës ka filluar me administratën Trump dhe është konkluduar me administratën e Biden. A është ‘non grata’ Berisha  ajo, mendoj se është gjëja e fundit që mund të mendoj Trump. Nuk ka rëndësi kush e bënë ‘non gratën’ një person, nëse je shpallur ‘non grata’ nga DASH nuk di ndonjë rast  që është hequr', tha ai. 

Gazetari Almer Toska, nuk ka qenë në një linjë me Valterin. Ai u shpreh se nëse Berisha lobon ‘non grata’ edhe mund ti hiqet.

‘Atë e ka në dorë Berisha nëse ai lobon fortë, mund të hiqet. Duhet që mirëargumentimi të jetë baza para administratës së Trump. PD duhet që nëse atij i është bërë padrejtësi ta thotë këtë gjë dhe nëse nuk ka asnjë reagim nga SHBA, atëherë kemi të bëjmë me një vend të fortë, unanim. A do ta arrijë Berisha këtë gjë? Kjo është në dorë të tij, nëse ai do që ta heq këtë njollë’, tha ai.

Halit Valteri u ndal edhe tek burgosja e Ilir Metës. Ai e cilësoi kreun e PL si të vdekur politikisht.

Valteri tha se edhe Kryemadhi do të shkojë në burg lidhur me deklaratat e bëra se ajo ka paguar para kesh dhe jo Meta.

‘Nuk kam ndonjë informacion për gjendjen e tij. Meta është një i vdekur politikisht që ka marr fund bashkë me koorporatën e tij, bashkë me Kryemadhin dhe të tjerë. Mendon se do ta mposhtë Ramën nga burgu. Edhe Monika do shkojë në burg, ajo tha i kam paguar kesh ato para, e pranon vet’, tha ai.

Toska u shpreh se Meta nuk mund të akuzohet se ka vjedhur kur nuk ka prova. Ai theksoi se Metën e duan jashtë politikës.

‘Meta është një nga njerëzit më të akuzuar, por ai akuzohet për 15 mijë euro për ndërhyrje, ndërkohë SPAK nuk ka vërtetuar akuzat për cez -dia. Pra, janë këto akuza dhe ti kapesh me cikërrima dhe jo gjënë e madhe. Metën e duan jashtë politikës. Meta ka të mirat dhe të keqet e tij në politik dhe ka bërë shumë punë të mira në Shqipëria. Meta nuk mund të quhet hajdut pa fakte’, tha ai.

Teksa u ndal tek protestat e opozitës, Toska u shpreh kundër protestave që ka bërë opozita me bllokim rrugës.

'Nuk pajtohem me bllokimin e rrugëve dhe me këtë mënyrë mosbindje civile. Nëse PD është e aftë të nxjerr një numër të lartë njerëzish, që të kuptojmë se PD ka mbështetje të madhe të qytetarëve. Numrat deri tani s'kanë qenë të lartë, kanë qenë shumica militantë. Por, mensoj se PD pas fitores së Trump ka gjasa të ketë rritje në numra', tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Arrestohet për mashtrim aktori i humorit Rezart Veleshnja, i mori makinën një miku në mirëbesim dhe ia shiti dikujt tjetër 2 mln lekë të vjetra

Durrës/ Arrestohet për mashtrim aktori i humorit Rezart Veleshnja, i mori makinën një miku në mirëbesim dhe ia shiti dikujt tjetër 2 mln lekë të vjetra