Ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë.
Pas shpalljes non grata nga SHBA, Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi paraburgim 30 ditorë për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.
Fletarresti u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku theksohet se personat janë nën hetim për kryerjen e veprës penale.
“Pas informimit të MPB-së se dy personat për të cilët Prokuroria propozoi paraburgim, ndërsa kanë të bëjnë me hetimin për Lotarinë Shtetërore janë të pakapshëm për organet e rendit, merret vendim për pranimin e propozimit dhe caktohet masa e paraburgimit 30 ditorë për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165”, thonë nga Gjykata Penale.
Prokuroria njoftoi se Grubi dhe Bajrami dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Katër të dyshuarit e tjerë, të cilëve u janë marrë pasaportat, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën që u ngarkohet sipas Kodit Penal, rrezikojnë burg të paktën 5 vjet. Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë denarë ose rreth 8,2 milionë euro.
Artan Grubi, u shpall non grata nga SHBA, me 9 dhjetor. Në njoftimin e DASH thuhej se Grubi është përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret.
VLERSIMIN E KISHIN SI FJALE RRUGE POR SIÇ DUKET TE THENAT E ÇUNAVE TE TETOVES JA DALIN JASHT RRUGEVE TE TETOVES.....NE RRJEDHAT E SHUME TE THENAVE- E FLISNIN SHPESH EDHE SHKURTESEN: DUIUDB
PërgjigjuKu dolen krejt hajna
PërgjigjuMaqedonia ka shtet ligjorë.. shqiperia ka shtet ligjor te korruptuar , kemi nje familje me 4 persona non grata ku e bija eshte petagoge ne drejtesin e qelbur ,jane te pa prekshem nuk funksionon ligji per ta .
Përgjigju