TIRANË- Më pak se 5 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e qartë se Sali Berisha nuk mund të jetë alternativa qeverisëse për shqiptarët.
SHBA është e qartë me mesazhin për Sali Berishën, se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me persona të shpallur non grata për korrupsion madhor. Berishës, i cili pas fitores së Trump ka nisur thotë se do shpëtojë nga lista e zezë amerikane, SHBA ia bën të qartë se i qëndron pozicionit të saj, për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
Qëndrimi i qartë erdhi përmes ambasadës amerikane në Tiranë më prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn deklaron se ka zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës në vendin tonë, duke theksuar se e vlerëson rolin e tyre kritik në demokraci, por në asnjë moment nuk do të bashkëpunojnë me të korruptuar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Burime bënë me dije se një para disa ditësh një grup deputetësh nga PD, kanë takuar VanHorn, sigurisht duke përjashtuar Berishën nga takimi. Deputetët që u takuan me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë ishin, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushatin dhe Kreshnik Çollaku.
Gjatë takimeve me përfaqësues të opozitës, ambasada e SHBA thotë se ka dëgjuar shqetësimet e tyre, sidomos edhe sa u takon zgjedhjeve dhe sfidave të populli shqiptar. SHBA nxit të gjitha palët politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.
Ky mesazh për Berishën vjen në një moment kur zërat në opozitën shqiptarë dhe nga vetë Berisha prisnin një ‘dorë’ nga Presidenca e pritje e Trump, por me këtë deklaratë ambasada e SHBA e shpreh qartë se marrëdhëniet e SHBA-ve me të korruptuarit nuk ndryshojnë me ndërrimin e administratave në Uashington. Në maj të vitit 2021, me firmë të Sekretarit të Shtetit Blinken, Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
A o sali si te vajti mhb kshu
Përgjigju