'Non-grata' në Superligë prej 1 muaji, Redi Jupi tregon prapaskenat me Enea Jorgjin: I kanë dërguar mesazh

'Non-grata' në Superligë prej 1 muaji, Redi Jupi tregon prapaskenat me Enea Jorgjin: I kanë dërguar mesazh

Momenti i diskutuar i Jorgjit dhe Redi Jupi

Një ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin shqiptar, Enea Jorgji prej një muaji nuk ka arbitruar asnjë duel në Superligë apo në Kupën e Shqipërisë. Pas një deklarate në një emision televiziv, elbasanasi duket se është shpallur "non-grata" nga Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së, duke mos qenë as në VAR dhe as në fushë.

"Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë një ndeshje që vendosi sezonin, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me vendimmarrjet e mia atë kohe, u acaruan tifozët, por gjithçka është lënë pas tani më dhe besoj se gjithsecili duhet ta ketë kuptuar që nuk ka qenë Enea ai i asaj ndeshjeje”, u shpreh Enea Jorgji në një intervistë.

Në lidhje me mosaktivizimin e tij për një muaj, ka folur edhe Redi Jupi në Procesin Sportiv. Jupi ka thënë se Jorgjit i kanë dërguar një sms "reabilitimi". "I kanë çuar një mesazh Enea Jorgjit dhe i kanë thënë do të arbitrosh kur të gjesh veten”, u shpreh Jupi. Për herë të fundit Enea Jorgji arbitroi Dinamo - Korabi në Kategorinë e Parë në 3 prill, duke "humbur gjurmët" pas deklaratës për ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut disa sezone më parë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 03/05/2023 23:32

    Vend cudirash...misjon i veshtir te besh drejtesi ne futboll enea na tregon qe sna ka mbyt poshtetsia..e ka shpres Respekt per ty njeri

    Përgjigju
  • Arbitri pa bilbil: 02/05/2023 18:58

    Sic duket i ka shkelur ne kallo Armandos qe eshte bere Putini i FSHF.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Theth, zbulohen 5 objekte pa leje, një person në hetim, shpallet në kërkim 25-vjeçari

Theth, zbulohen 5 objekte pa leje, një person në hetim, shpallet në kërkim 25-vjeçari