‘Non-Paperi’, presidenti i Sllovenisë vizitë në Kosovë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së, kështu evitohet ndryshimi i kufijve

‘Non-Paperi’, presidenti i Sllovenisë vizitë në Kosovë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së, kështu evitohet ndryshimi i kufijve

Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë ku ka takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin. Pahor nuk do të takojë udhëheqësit tjerë te institucioneve në Kosovë, por vetëm homologen e tij Osmani. Kjo vizitë e tij në Kosovë vjen pas publikimit të disa dokumenteve “non-paper” që supozohej se kanë dalur nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha. Në konferencën për media Pahor tha se në samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet të hënën do t’u kërkojë shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh.

Po çfarë parashikonte plani i “Non Paperit” slloven? Mediat sllovene publikuan një dokument “non-paper”, që u tha se kryeministri slloven, Janez Jansha, i ka dërguar Këshillit Evropian. Në këtë dokument flitej lidhur me propozimin e supozuar të Janshës për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon. Sipas përmbajtjes që u publikua në media, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Osmani: Jemi në koordinim të plotë me kryeministrin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor, tha se ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Osmani tha se në Kosovë është kryer gjenocid dhe se për padinë duhet përgatitje e thellë dhe konsultim me ekspertë.

“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi. Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani.

 

Ora 18:12
Presidenti slloven në Kosovë: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së, kështu evitohet ndryshimi i kufijve

1620922419_Screenshot331600x360.png

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në konferencën për media me Vjosa Osmanin tha se në samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet të hënën do t’u kërkojë shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të evitohet ideja për ndryshim kufijsh. Ai tha se testi i parë për BE-në rreth integrimit evropian të Ballkanit do të jetë të hënën.

“Konstatoj se ndërmjet udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor deri te zvogëlimi i perspektivës evropiane kjo lidhet me ngadalësimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së është domosdoshmëri, dhe se BE-ja e sheh këtë hapësirë si tërësi. Kjo do ta përforconte besimin e njerëzve në perspektivën evropiane, do të nxiste vullnetin politik për reforma dhe do ta evitonte rrezikun për të menduar ndryshime të kufijve mes shteteve”, tha Pahor.

“Në pjesën e dytë Sllovenia do ta udhëheqë presidencën e BE-së, do të dëshiroja që të paraqiteshin disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Testi i parë do të jetë takimi i së hënës në Brdo-Brijun. Para fillimit të samitit do t’i bëjmë edhe bisedat e fundit dhe takimi të jetë një porosi për BE-në dhe shtetet e Ballkanit”, shtoi Pahor.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani falenderoi Slloveninë për përkrahjen e Kosovës duke cekur se Kosova ka përmbushur kriteret dhe se BE-ja duhet t’i heqë vizat për Kosovën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike