Ata të dy vazhdojnë të mos e pranojnë që martesa e tyre është drejt divorcit, por janë disa detaje që i “tradhëtojnë”. 

Edhe pse në ditëlindjen e vajzës së tyre Renee ishte i pranishëm edhe Roberti, ka mjaft raste të tjera  që Nora është parë të jetë mos jetë e shoqëruar nga bashkëshorti, raporton INtv.

Ashtu është edhe rasti i fundit ku jo më larg se mbrëmë këngëtarja u paraqit e vetme në ballon e RTV21. E veshur me një fustan të bardhë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, Nora po ngjiste shkallët teksa mundohej të mos vihej re mungesa e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë që gjithmonë jemi mësuar tí shohim bashkë jo vetëm nëpër evente të rëndësishme por edhe në dalje të thjeshta, mungesat e fundit të Robertit na bëjnë shumë përshtypje.
nora istrefi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)