Deputetja e LSI, Nora Malaj, dha alarmin për situatën në të cilën ndodhet vendi. Duke folur për mikrofonin e Report Tv, në përfundim të Konventës së LSI, Malaj tha se ka rënë gongu për qeverinë e krimit dhe të drogës.
Sipas saj, ka ardhur koha që drejtësia të bëjë punën e saj, ku të gjithë pushtetarët që kanë larë duart me krimin të jenë pjesë e vendimmarrjes. Më tej, deputetja foli për aksionin e LSI, që sipas saj, ka nisur që sot me debate, e që pritet të përshkallëzohet në marshime konkrete ditët në vazhdim.
“Ka rënë gongu për qeverinë, që është etiketuar si qeveri i krimit dhe drogës, nga shqiptarët dhe ndërkombëtar. Situata është alarmante për fatin e çdo qytetari, çdo individi që mendon se vendi duhet bërë, por nuk duhet të jetë pjesë e Kolumbisë. Janë histori të faktuara dhe ka ardhur momenti që drejtësia të bëjë punën e saj, por që kjo të ndodhë, duhet që të gjithë pushtetarët që kanë larë duart me krimin të jenë pjesë e kësaj vendimmarrje. Boll më me historinë se ‘çfarë do presim nga Shqipëria’. Sot duhet të bëjmë një kontratë të re sociale me çdo shqiptar të ndershëm kundër kanabizimit të vendit. Sot qeveria është përballë një pakti, që duhet që Rama të ikë. Sot ka filluar protesta, që nga debatet e deri te marshimet konkrete në ditët e ardhshme”, tha Malaj.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias
4 Gusht, 07:45
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi
4 Gusht, 07:27
-
Lajme të mira në dashuri... çfarë thonë yjet për ju sot
4 Gusht, 07:14
-
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit
4 Gusht, 07:14
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Burime për Report Tv: 4 autobusë me votues nga Greqia hynë në Qafë Botë
4 Gusht, 06:52
-
Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf
3 Gusht, 22:56
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37