Nora Malaj: LSI e ka të faktuar
me pamje filmike vjedhjen e votave

Nora Malaj: LSI e ka të faktuar<br />me pamje filmike vjedhjen e votave
Nora Malaj, e cila aktualisht mban postin e zëvendësministres së Arsimit, katër vitet e ardhshme do të jetë deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
LSI thotë se PS i vodhi zgjedhjet dhe për këtë ka prova bindëse, sipas Nora Malajt.
 
Prova bindëse?! Sa të duash… Në të gjitha kutitë që u hapën në zonën time mbizotëronin parregullsi, që nga kuti fiktive të mbushura me fletët votimi nga një njeri që u nxorën të pavlefshme, deri te votime familjare ku i kam konstatuar vetë dhe deri te procesverbale të parregullta, të gjitha të dokumentuara.
 
Për të mos thënë pastaj për presione te komisionarët që të shisnin vota. Tashmë LSI i ka të dokumentuara të gjitha shkeljet me pamje filmike dhe do t’i çoj  për procedim
” shprehet Malaj.
 
Pas 8 vitesh si zëvendësministre e Arsimit, ku ka qenë pjesë e këtij institucioni, si gjatë qeverisjes së djathtë ashtu edhe të majtë, ajo do të jetë në opozitë.
 
Malaj, në intervistën për ‘Dita’-n nuk preferoi t’i përgjigjej pyetjeve mbi reformën të cilën ajo e drejtoi. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre