
Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës për të protestuar kundër refuzimit të këtyre vendeve për të zbuluar rezultatet e hetimit për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream drejt Rusisë. Moska ka akuzuar 3 vende për “pamundësi për të garantuar transparencën e veprimeve hetimore”, deklaroi Ministria, siç raporton agjencia Tass. "Me veprimet e tyre", vijon zyra diplomatike, "ata po vonojnë qartë kohën dhe po përpiqen të fshehin gjurmët dhe autorët e vërtetë të krimit, pas të cilit besojmë se qëndrojnë vende të njohura. Dhe nuk është rastësi që ' rrjedhjet e lajmeve me pak besueshmëri hidhen në media me dëshirën për të ngatërruar situatën”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi s’kanë strategji! Zelensky: Shkatërruam 36 dronë të lëshuar nga armiku gjatë natës









