Kryeministri britanik David Cameron është përballur me paralajmërimet e tre udhëheqësve të vendeve nordike mbi planet e tij për të kufizuar lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Europian.
Kryeministri suedez Stefan Lofven tha se një ndryshim i rregullave për emigrimin do të çonte në shkatërrimin e grupit 28 anëtarësh. Edhe kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se liria e lëvizjes është shumë e rëndësishme për popullin dhe ekonominë e vendit të saj, ndonëse Norvegjia nuk është vend anëtar i BE-së.
Aktualisht Cameron po merr pjesë në një samit të liderëve të Europës së Veriut në Finlandë, kryeministri i të cilit Alexandër Stubb, tha se parimi i lirisë së lëvizjes ishte ‘tepër i shenjtë’ duke shtuar se edhe Britania e Madhe duhet të shpërblehet me një medalje nga BE-ja për hapjen me kufinjtë e Europës lindore. Ish kancelari Ken Klark, një nga zërat më pro-europianë tha se ‘Britania e Madhe do të humbasë të gjithë ndikimin nëse largohet nga BE.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com