Tirana do të luajë sot ndeshjen e parë të turit të dytë në komepticionin e Europa League përballë ekipit norvegjez të Alesundit. Bardheblutë vijnë më të motivuar se kurrë duke qënë se turin e parë e kaluan në mënyrën më të mirë të mundshme duke mundur Gravenmancherin. Por shorti në turin e dytë nuk u tregua edhe aq bujarë duke i venosur me nordikët, të cilët duken të favorizuar në letër, por në fushë mund të jetë e kundërta. Trajneri Hulian Rubio ka përgatitur ekipin maksimalisht në ditët e fundit me stërvitje intensive në fizike në fushë, por edhe atë taktike jashtë saj. Në fushë spanjolli do të zbresë me skemën 4-5-1. Ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e sulmuesit Bekim Bala, vendin e të cilit do ta zërë librazhdasi Mirel Cota, teksa pas tij do të rreshtohen plot pesë mesfushorë, 2 nga të cilët shkatërrues. Spanjolli shprehet optimist për realizimin e një paraqitje dinjitoze me Alesundin. Sipas teknikut ekipi duhet të jetë vigjilent gjatë 90 minutave për të shmangur goditjet rrufe. Një rëndësi të vecantë paraqet edhe afkti i mos pësimit të golit në shtëpi, pasi mund të rrezultonte devizic në kthim. Klodian Duro pritet që të jetë në fushë nga minuta e parë, eksperienca e tij nevojitet më shumë se kurrë në një ndeshje të tillë kaq të rëndësishme për fatet e fituesve të kupës së shqipërisë. "Ndeshjet sa vijnë edhe bëhen më të vështirë, pas kalimit të turit të parë. Kunëdrshtari ka një ekip të fortë që mbrohet mirë dhe sulmon me shpejtsi. Duhet të punojë shumë në mezin e fushës, repart lidhës midis mbrojtjes dhe sulmit. Nëse do të arrijmë ti ndalojmë në mesfushë, atëherë rreziku është larg portës" shprehet fantazisti elbasanas. Për ndeshjen me Alesundin do të rikthehen në formacionin e parë edhe dy nga futbollistët më të mirë të ekipit bardheblu, kapiteni Elvis Sina dhe mbrojtës tjetër Erion Dushku. Dy mbrojtësit kanë munguar me Gravenmancherin duke shkaktuar mjaft problem dhe pasiguri në repartin difensiv. Sakaq ekipi kundërshtar I Alesunit që është akomoduar nga dita e djeshme në Tiranë, shprehet me bindje në kor që me Tiranën do ët arrijnë një rezultat pozitiv. Trajneri Rise e vlerëson Tiranën si një ekip modest dhe të lehtë për tu kaluar. Sipas tij ky është moment më i mirë që Alesundi të avancojë në turin e tretë. Mmegjithatë fajlën e fundit e ka për ta thënë fusha e lojës sonte në orën 19:00.Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" parashikohet të jetë i mbushur nga tifozët bardheblu, të cilët kanë bërë gati edhe koreografitë e radhës. Në stadium ndeshjen nga afër pritet ta shikojë edhe trajneri i kombëtares Xhani De Biazi. Italiani pas Skënderbeut po kërkon elementë të rinj për ti afruar në ndeshjen miqësore në gusht.
(Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com)