STOKHOLM, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Administrata norvegjeze e burgjeve theksoi sot se kishte bllokuar 220 letra të shkruara nga Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në vitin 2011, për të penguar krijimin e një rrjeti jashtë burgut.
"Ne kemi refuzuar dërgimin e letrave të Breivik për arsye sigurie. Bëhet fjalë për 220 letra", theksoi një zëdhënës i administratës së burgjeve, Yling Faeste.
"Ne kontrollojmë komunikimet e tij dhe nuk është mundur për të lejuar rrjete që mund të kryejnë më shumë krime nga sa ka kryer ai tashmë", shtoi ai.
Më 22 korrik 2011, Anders Breivik, sot 35 vjeç, vrau 77 persona në emër të luftës kundër multikulturalizmit dhe pushtimit mysliman./
/ec/ a.jor.