OSLO, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ - Norvegjia njoftoi sot se do të zgjasë ngrirjen e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë deri në fund të vitit 2015, duke e kritikuar për rolin e saj të papranueshëm në krizën ukrainase.
"Situata në lindje të Ukrainës është e rëndë dhe Rusia luan në mënyrë të padiskutueshme një rol destabilizues", vlerësoi ministrja norvegjeze e Mbrojtjes, Ine Eriksen Soereide, në një komunikatë.
"Rusia mbështet separatistët në lindje të Ukrainës dhe ka dërguar forcat ushtarake përgjatë kufirit. Kjo nuk është e pranueshme", shtoi ajo.
Norvegjia, që kritikohet në përgjithësi për marrëdhëniet e saj të ngushta me fqinjin e saj Rusinë, ka miratuar kundër Moskës të njëjtat sanksione si BE-ja, ndonëse nuk është anëtare.
Vendi skandinav kishte ndërprerë aktivitetet e saj ushtarake me Rusinë në mars pas aneksimit nga kjo e fundit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe fillimin e trazirave në lindje të Ukrainës, një rajon që më pas ka kaluar nën kontrollin e separatistëve prorusë./
/G.S/








