Norvegjia do të trajnojë pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16

Norvegjia do të trajnojë pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16

1683915775_luftaneukraine.JPG

Qeveria Norvegjeze ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës, për ta ndihmuar në programet e trajnimit për pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16.

Norvegjia ndonëse nuk ka vendosur ende nëse do t'i japë Ukrainës ndonjë nga avionët e saj F-16, por sidoqoftë ajo u shpreh se e mbështet këtë nismë dhe po shqyrton se si mund të kontribuojë së bashku me aleatët dhe partnerët për të ndihmuar Ukrainën në këtë luftë të vështirë dhe të ashpër.

Norvegjisë do i bashkohet në këtë nismë edhe Holanda, të cilat do të koordinohen me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera mund të bashkohen për të ndihmuar Ukrainën.

Perëndimi thotë se dëshiron të ndihmojë Ukrainën të mposht Rusinë, por ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk dëshiron të shkaktojë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Rusisë.

Rusia, e cila nisi pushtimin e Ukrainës 15 muaj më parë, ka deklaruar se transferimi i avionëve F-16 të prodhuar nga SHBA në Ukrainë nuk do të shërbente për asnjë qëllim dhe do të vinte në pikëpyetje rolin e NATO-s në konflikt.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi s’kanë strategji! Zelensky: Shkatërruam 36 dronë të lëshuar nga armiku gjatë natës


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë