Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës

Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës

Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjerman, Leopard, në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke përmendur mundësinë që dërgesa të kryhet në fund të marsit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që javën e kaluar premtoi se do t’i dërgojë tanket e shumëkërkuara nga Ukraina, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse.

Dërgimi i këtyre tankeve u mundësua pas vendimit të Gjermanisë, vendit ku prodhohen tanket. Norvegjia ka 35 tanke Leopard 2, por shteti nuk ka treguar se sa tanke do t’i japë Kievit.

“Ende nuk e kemi përcaktuar numrin”, tha ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram për AFP-në.

“Është e rëndësishme që ne të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që kjo ndihmë vërtetë të bëjë dallimin për Ukrainën”, tha ai.

“Sigurisht, ne shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Boris Johnson: Putin më kërcënoi se do bombardonte Mbretërinë e Bashkuar! Kremlini përgjigjet: Gënjeshtër e sajuar prej tij


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?