Shqipëria e futbollit humbi dje 1-0 në transfertë me Poloninë, për ndeshjen e grupit E kualifikues të Europianit 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një lojë të mirë, teksa katër raste të pastra patën djemtë tanë. Më i miri i ndeshjes ishte portieri i Juventusit, polaku Szczesny që mori notën më të lartë, 7.7 sipas SofaScore.

Edhe pse të pafat para portës, kuqezinjtë kanë marrë nota të mira pas 90 minutave ku në fushë u tregua shpirti i garës. Për kombëtaren tonë, më i miri në fushë ishte Mihaj me notën 7.2, teksa edhe Gjasula, Ramadani dhe Cikalleshi u vlerësuan pozitivisht.

Më shumë pritej nga Hysaj, Asani dhe Uzuni, që u vlerësuan mesatarisht. Zëvendësuesit e tanëve patën një vlerësim të mirë. Nedim Bajrami 6.5, Anis Mehmeti 6.5, Taulant Seferi 6.7.

Në total si ekip, Kombëtarja u vlerësua me notën 6.75, teksa Polonia me 6.93.

Notat e ndeshjes