Notë protesta, MPJ: Përpjekje e
Shkupit për të hequr vëmendjen

Notë protesta, MPJ: Përpjekje e<br />Shkupit për të hequr vëmendjen
Notën e protestës që Ministria e Jashtme e Maqedonisë i ka dërguar Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me reagimet për protestat e ditëve të fundit në Shkup, lidhur me rastin “Monstra”, ministri i Jashtëm i Shqipërisë e ka cilësuar si “përpjekje për të spostuar vëmendjen nga thelbi i çështjes”. Për t'i shprehur keqardhjen dhe pakënaqësinë për moskuptimin e mesazheve të përcjella nëpërmjet deklaratave të zyrtarëve shqiptarë, referuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni, ministri i Jashtëm shqiptar ka thirrur në një takim ambasadorin maqedonas në Tiranë. Me të njëjtën mënyrë i është përgjigjur Maqedonisë edhe Prishtina zyrtare.
 
Duke shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave, ministri Bushati tha se “kjo mënyrë sjelljeje nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, dëmton marrëdhëniet ndër-etnike, harmoninë midis komuniteteve”.
 
Ndërkaq, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi qëndrimin e Shqipërisë në të njëjtën linjë me shqetësimin e shprehur nga faktori ndërkombëtar. “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar dhe ka shprehur në mënyrë sistematike mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë”, thekson ministri Bushati.
 
Ambasadorit ju vu ne dukje se këto deklarata nuk mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ato përbëjnë një shprehje të natyrshme të shqetësimit për situatën e krijuar dhe njëkohësisht bëjnë thirrje për maturi dhe gjetjen e zgjidhjeve.
 
Ministri Bushati ka theksuar se “Republika e Shqipërisë është e interesuar për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë”.
 
Kryediplomati ndërkaq është ndalur edhe tek Marrëveshja e Ohrit, si dhe duke vënë theksin tek marrëdhënien e fqinjësisë së mirë.
 
“Kemi përshtypjen se nota verbale e MPJ të Maqedonisë është më shumë një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga thelbi i çështjes. Jemi të mendimit se shkaqet e këtyre situatave duhen kërkuar brenda Maqedonisë dhe tek mos zbatimi i marrëveshjes se Ohrit. Çdo përpjekje për të kërkuar shkaqe apo faktorë te tjerë dhe për më tepër jashtë kufijve te Maqedonisë, do të ishte joproduktive. RSH e konsideron zbatimin në frymë dhe në germë të Marrëveshjes së Ohrit si shtyllën kryesore te shtet-ndërtimit demokratik dhe busull orientuese për te ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë”, tha Bushati.
 
Ministri Bushati theksoi se “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok, kërkojnë mirëkuptim dhe përpjekje të përbashkëta. Shqiptaret e Maqedonisë janë jo vetëm një urë bashkëpunimi por faktor shtet-ndërtues me një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!