Novak: Të gatshëm për ndërtimin e “Turkish Stream”

/ATSH-AA/ - Rusia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë negociatat për gazsjellësin "Turkish Stream", deklaroi të enjten ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak, sipas agjencisë ruse të lajmeve, "RIA Novosti".
"Që të vazhdojnë negociatat për 'Turkish Stream', ne po presim që pas zgjedhjeve të nëntorit qeveria e Turqisë të bëjë emërimin e zyrtarëve të rinj nga ana e qeverisë së saj", theksoi Novak.
Gazsjellësi "Turkish Stream" është një projekt ruso-turk për ndërtimin e tubacioneve që transportojnë gaz natyror nga Rusi në Turqi nëpërmjet Detit të Zi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime