Në postimin në Facebook ku Rama falënderon Lulzim Bashën për takimin në Novoselë me kryetarin e Bashkisë, që është i PS, një qytetar i irrituar i ka kërkuar Ramës të kapë për gryke Kanan Shakën pasi ai nuk ka pastruar asnjë metër kanal .

“Të lutem kapi pak nga gurmazi dhe shkundi mirë e mirë këta lëpirsa dhe myrtedera se i vodhën dhe hëngrën të gjitha lekët që kishe vënë në dispozicion për pastrimet e kanaleve”, shkruan qytetari.

Kryeministri nuk ka humbur kohë ti kthejë përgjigje dhe me ironi i shkruan se “prandaj u kalua shumë herë më mirë se sa në 2015, që kishte më pak prurje uji, se nuk është bërë asnjë punë”.

rama komentuesi

Er.K/Shqiptarja.com