Avokati i ri i Popullit, me një mandat 5 vjeçar do të zgjidhet në shtator. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi në mbledhjen e kësaj të mërkurë ta shtyjë votimin për në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator. Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur procedura për zgjedhjen e Avokatit të Ri të Popullit. Javën e shkuar, 19 kandidatët që kanë depozituar kërkesën për Avokat të Popullit prezantuan platformën e tyre para Komisionit të Ligjeve.
Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe është një votim i vetëm në parlament dhe pikërisht koha për të negociuar me opozitën duket se është dhe arsyeja e vendimit të mazhorancës për ta shtyrë në kohë këtë proces. Aktualisht Avokate e Popullit është Erinda Ballanca e cila rikandidon për një mandat të dytë.
Kandidatët për Avokatët e Popullit
Ahmet Prençi
Altin Goxhaj
Besim Ndregjoni
Bledar Dervishaj
Boriana Nikolla
Brikena Kasmi
Dorian Gjokmarkaj
Drita Avdyli
Endri Papajorgji
Ermir Kapedani
Erinda Ballanca
Evis Fico
Ilirjan Rusmali
Jordan Daci
Jorida Rustemi
Laureta Roshi
Ledio Braho
Lefterije Luzi
Sali Shehu
Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit të Kuvendit për çështjet ligjore që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, sipas vlerësimit të Komisionit.
Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.
Komente

