Nuk arriti të fitojë finalen e BBV, Kristi për Luizin: Ai ishte gangster, donte t’i nënshtroheshim
Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj
Një nga emrat më të përfolur të këtij spektakli, një nga finalistët, madje ai që arriti të dalë në fund kokë më kokë me Luizin, Kristi ka folur hapur për këtë përballje dhe për raportin me këngëtarin.
I ftuar në një intervistë Kristi foli për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës.
Kristi humbi përball Luizit në finalen e ‘Big Brother VIP Albania” dhe pas daljes ai ka folur për raportin me disa prej ish-banorëve, në veçanti për Oltën dhe Luizin.
Sipas Kristi, Olta ishte një person manipulues ndërsa Luizi tentonte të të nënshtronte në lojën e tij.
“Ishte e vështirë ta përballoje Oltën kur fillonte me stilin manipuluese dhe imponues, Olta provonte të të manipulonte kurse Luizi provonte të nënshtronte në lojën e tij, këta ishin dy ekstreme që luftonin me gjithë banorët e tjerë”, tha Kristi.
Më tej , ai u shpreh se kishe shpresuar në disa momente se ai do të ishte fituesi për shkak të asaj që Luizi kishte përfaqësuar në shtëpinë e famshme, madje ai tha se këtë e kishte ndjerë edhe te Luizi, i cili ishte i frikësuar në disa momente.
“Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë”, u shpreh tutje ai.
“Luizi ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Luiz Ejlli përfundon në spital, çfarë ka ndodhur me këngëtarin: Jam në duar të sigurta (VIDEO)
1 Nëntor, 20:12
-
‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?
20 Tetor, 16:51
-
Gjykata e Fierit dënoi me një vit burg Luiz Ejllin, reagon Dea Mishel: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja
14 Tetor, 09:03
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor, 19:50
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
10 Tetor, 11:43
-
Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh
10 Tetor, 10:09
-
'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze
6 Tetor, 19:00
-
‘Merr pjesë në festivale’, Luiz Ejlli u përgjigjet fansave: Të detyruar të publikojmë projekte që pëlqehen nga masa
3 Tetor, 17:31
-
Prapaskenat/ Kiara Tito u rikthye në ekran, por s'u mirëprit! 'Armiqësitë' që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit
28 Shtator, 11:43
-
‘Faleminderit Zot’, Luiz Ejlli ndan videon e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna
4 Shtator, 20:21
-
‘Ejllat’, të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, Luizi dhe Kiara postojnë momentet e ëmbla me vajzën e tyre
20 Gusht, 17:32
Ju Kristi çfarë jeni? Nuk jeni manipulues,apo thjesht për lojë lini dikë jashtë në një lidhje dhe manipuloni publikun për "një lidhje" me Kejsin?Më kujtohet mendimi që Bledi dha për ty,Kristi është i dashuruar pas pasqyrës,më vjen mirë që i kushton kaq vëmendje të madhe lyerjes së thonjve dhe parfumeve,as unë që jam femër ,në këtë pikë nuk të arrij dot....
PërgjigjuO Krist,o snobist i thekur! Je kopia më e shëmtuar e tët eti! Ke ndejt brënda prej babit e mamit dhe prej Oltes e Luizit. Dole ne finale se desh produksioni dhe Zhaklina dhe dole i dyti në vend të Efit kur votat të tregojne të fundit. O Krist djali,në atë shtëpi nuk bëre as edhe një gjë,se rrije në tavolinë gjithë ditën duke ngrënë,duke fshehur bananet dhe duke lyer gishtat me manikyr.Dhe meqë ishe rritur në perëndim,duhet t’a tregoje vehten në prajme,që ti të bëje çunin e mirë,kur nuk thoje asgjë përveçse lojra fjalësh me vehten tënde.Ëh po,ke treguar se je një njeri pa ndjenja,thjesht një seksist,sepse u talle me një vajzë të mirë për lojë,por “boja” nuk të doli ,se produksiioni me opinionistet Arber e Zhaklinë,do merreshin me dashurinë e Luizit dhe Kiares që “nuk ishte e vërtetë” dhe s’kishin kohë të merreshin me dashurinë tënde,që “ishte e vërtetë”. Ti një djalë 31 vjeçar,që nuk ke arritur akoma të bësh diçka në jetë dhe akoma nuk din se çfar kërkon ,ke gojë të zesh Luizin në gojë,kur nëse ai mungonte një minut juve j’u merrte gjumi të gjitheve,sepse ky Big Brother e kishte emrin Luiz,sepse beri non stop 24 ore,ate qe sbenit dot ju te gjithe,kur ty “fati dhe rastesia” të çoi deri ku të çoji dhe pa pa asnjë meritë.
PërgjigjuAman o Kristi mendo vete njehere se mbete o pas babit o me idete e zhaklines
Përgjigjuamon o krisri vetem llapazan ngele si brenda lojes ashtu dhe ne jeten reale vetem gangserllek nuk i kemi pare luizit pervecse ne ka kenaqur me humorin dhe thjeshtesine e tij fitore luiz kudo qe te shkelte kemba
PërgjigjuDoja të kujtoja se kristi tha që olta eshtë manipulator,luizi mashtrus por ky kristi eshtë:i shemtuar në të gjitha kuptimet,si i shpifur, zhurmues,për të femrat janë objekt sek**al dhe jo dicka që ka vlera dhe kur thonë që është e ardhmja jonë ku po shkojmë ma këta njerëz si kristaqi