Dëshira për t’u bërë ekziston tek çdo femër dhe normalisht në momentin kur kupton se kjo gjë është e parealizueshme, gjithkush do të trishtohej. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur Jessie J.
Ylli botëror e ka ndarë këtë lajm të hidhur me të gjithë publikun e saj vetëm pak para se të performonte hitin e saj "Four Letter Word".
"Më thënë katër vite më parë se nuk do të mund të kem kurrë fëmijë. Nuk ua tregoj për simpanti sepse unë jam 1 nga miliona gra dhe burra që po kalojnë dhe do kalojnë këtë situatë. Nuk është diçka që na përcakton ne por doja të shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, por edhe për ti dhënë vetes gëzim, për tu dhënë njerëzve diçka që mund ta dëgjojnë kur gjithçka bëhet më e vështirë.
Pra, nëse keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë më lidhje me këtë apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë përmes kësaj ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë,"- u shpreh Jessie e përlotur, dhe kjo deklaratë u shoqërua nga duartrokitjet e të gjithë publikut.