'Nuk bëj më shumë se 1 ditë burg po më denoncove'/ Dëshmia e plotë e Eljana Sherifit që u shfrytëzua nga tutori Luvigj Shpati, prokurorja Blerta Hamza e liroi për 2 ditë 

'Nuk bëj më shumë se 1 ditë burg po më denoncove'/ Dëshmia e plotë e Eljana Sherifit që u shfrytëzua nga tutori Luvigj Shpati, prokurorja Blerta Hamza e liroi për 2 ditë 

Prokurorja e Shkodrës Blerta Hamza dhe Luvigj Shpati

TIRANË- Report Tv sjellë dëshminë e plotë të viktimës Eljana Sherifin në Prokurorinë e Shkodrës, ku denoncon 37-vjeçarin Luvigj Shpatin se e ka shfrytëzuar në lokalet e Maqedonisë dhe Kosovës, bashkë me vajza të tjera, të cilat i sillte nga Shqipëria. Në 26 korrik të vitit 2019, e reja Eljana Sherifi ka akuzuar Luvigj Shpatin, me të cilin kishte një fëmijë jashtë martese të Shpatit, se e ka detyruar të punonte pa dëshirën e saj në lokale nate, se i merrte paratë e fituara, e dhunonte dhe kërcënonte sistematikisht, se e kishte martuar pa dëshirë me shokun e tij, ndërsa në fund i rrahu 3 vëllezërit, i dhunoi banesën dhe tentoi t’i merrte të birin. 

Një ditë pas dëshmisë, në 27 korrik 2019, Policia e Shkodrës arrestoi vëllezërit Luvigj Shpati dhe Pavlin Shpati, për katër vepra penale të dyshuara: Dhunë në familje, dhunim banese, marrje pa të drejtë të fëmijës dhe plagosje e lehtë me dashje. Gjyqtari i çështjes, Andri Ymeri kërkoi nga prokuroria që Luvigj Shpati të hetohej edhe për veprat penale shfrytëzim prostitucioni ose trafikim i qenieve njerëzore, shtrëngim për dhënie pasurie, kanosje dhe shtrëngim për martesë.

Por, prokurorja Blerta Hamza, dy ditë pas arrestimit, në 29 korrik 2019, i ka kërkuar gjykatës lirimin nga qelia të vëllezërve Luvigj Shpati dhe Pavlin Shpati, me masën ‘arrest shtëpie’. Meqenëse gjykata, sipas Kodit të Procedurës Penale, nuk mund të vendosë një masë sigurie më të ashpër se sa ajo që kërkon prokurori, Gjykata e Shkodrën është detyruar të miratojë masën që ka kërkuar prokurorja Hamza, duke liruar Luvigj dhe Pavlin Shpatin nga qelia.

Në rrëfimin e saj, Eljana Sherifi ka pohuar se Luvigj Shpati i kishte thënë se nuk do të bënte me shumë se një ditë burg nëse ajo do ta denonconte. Dhe në fakt, Shpati bëri vetëm dy ditë burg, u arrestuar në 27 korrik 2019 dhe u lirua në 29 korrik 2019.  

Dëshmia e plotë e Eljana Sherifit
“Nga data 12.07.2019 kam ardhur në Shqipëri nga Kosova. Unë punoj si këngëtare dhe nga Kosova kam ardhur së bashku me të atin e djalit tim, që quhet Luvigj Shpati. Ky i fundit është i martuar dhe me fëmijë, por unë me të kam një fëmijë jashtë martese. 

Unë me shtetasin Luvigj Shpati kam bashkëjetuar në Kosovë dhe në Maqedoni, së bashku me djalin tonë të vogël, një vjeç e gjysmë. Dua të them se që kur u kthyem nga Kosova, unë i kam thënë bashkëjetuesit tim Luvigj Shpati se dua të ndahem nga ti pasi ai më torturonte gjithë kohën si dhe më merrte të gjithë lekët që unë fitoja si këngëtare duke punuar në qytetin e Pejës, në Kosovë.

Pasi jemi kthyer në Shqipëri, unë kam shkuar për të banuar në shtëpinë time, të ndodhur në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Aty kisha lënë përkohësisht edhe djalin tim të vogël, L.XH, nën përkujdesjen e nënës time.

Dua të them se kur kam shkruar në banesën time të ndodhur në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe, iu kam thënë nënës time dhe vëllezërve se - unë më Luvigj Shpatin dua të ndahem duke iu treguar problemet. Ata më thanë: -ne të mbështesim sikurse ke vendosur vetë ti.

Pas kësaj, vëllai im i vogël Elmir Xhilaj, i ka bërë telefon Luvigj Shpatit, duke i thënë: - du me të taku!
Pas kësaj telefonate, Luvigji ka ardhur në shtëpi pas tre ditësh, dhe me sa mbaj mënd, ka qenë data 15 e këtij muaji, dhe kur është futur në shtëpi, ka qëndruar me vëllain tim. Atij, Luvigji i ka thënë se: - djalin do t'a marr unë. Ai i ka thënë se unë nuk e lë djalin, veçse nëse Elmira rrin me mu (me Luvigjin).

Pas kësaj date unë kam komunikuar në telefon me Luvigjin, me nr. cel. 068..., përmes viber 068.... 

Ai më ka thënë: - Hajde bashkohemi prapë se djali i tezes së tij, që quhet Gjin Nika, ka hapur një lokal muzike në dalje të qytetit të Shkodrën, që quhet "Baron". 

Gjatë kësaj bisede unë i kam thënë: - do shof një herë, me qëllim për t'a marrë me të mirë. Kjo pasi kisha frikë se ai do të më bënte ndonjë gjë të keqe mua apo familjes time, pasi ai vazhdimisht më kërcënonte, duke më thënë: - se do të të nxjerr namin e zi, do të të vras vëllezërit, po nuk erdhe me mua.

Unë duke u nisur nga kërcënimet e vazhdueshme, i thosha do të shoh, pasi kisha frikë. Ndërkohë unë nisa letrat për në gjykatë, që e drejta e mbajtjes së fëmijës, të më kalonte mua.

Me datën 23.07.2019, së bashku me djalin tim të vogël..., që ishte i sëmurë, nën shoqërinë e vëllait tim Besianit, kam shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Aty kam marrë në telefon Luvigjin dhe i kam thënë: - Hajde se djali është sëmurë dhe ka të vjella. Luvigji më tha: po vij.

Pasi djalit i bëmë një serum, piva një kafe me Luvigjin, dhe për dy tre ditë, ai ka shoqëruar djalin për në spital, bashkë me mua, pa probleme.

Sot me datën 26.07.2019, pasi bëra mjekimin e djalit, rreth orës 14:30 të pasdites, në prani të Luvigjit, unë u ndava me të. Më pas unë shkova në një parukeri në lagjen Rus, Shkodër, pasi kisha një dasmë, ndërsa mami im, së bashku me vëllai Elmirin dhe djalin tim..., shkuan në shtëpi.

Pas 20 minutash më ka marrë në telefon Luvigji dhe me ton të ashpër më tha, dil nga aty (nga parukeria) se do të vij të bëj namin.

Pasi mbarova punë në parukeri, shkova në shtëpi. Luvigji vazhdimisht më merrte në telefon, por unë nuk ia hapja. Megjithatë i dërgova foto për t'i dhënë kuptimin se isha në shtëpi.

Ai me shkroi se djali nuk do të shkonte në dasmë. Më pas e mori në telefon vëllai im Elmiri duke iu lutur që t'a linte djalin me shku në dasëm pasi martohej djali i tezes. Luvigji i bërtiti vëllait në telefon dhe i tha se do të vij të marr djalin.

Rreth orës 20:00 ka ardhur në shtëpinë time, Luvigji së bashku me vëllanë e tij Pavlin Shpatin. 

Ata u futën në shtëpi me zor dhe donin të merrnin djalin me zor. Luvigji kapi djalin me zor nga dora, por unë gjithashtu e kapa nga dora dhe nuk ia lëshova. 
Në këtë moment Luvigji më goditi disa herë me grushte në fytyrë. Në këto rrethana, ndërhynë edhe vëllezërit e mi, Elmiri me Besianin, që ishin të pranishëm. Ndërkohë që unë i thashë Luigjit "e theve në kryq djalin dhe po e mbyt". 

Në këtë kohë, Luvigji së bashku më vëllain e tij Pavlinin, filluan të godisnin me grushte dhe shqelma vëllezërit e mi. Në këtë kohë, Pavlini, mori një tullë dhe me të goditi disa herë në kokë vëllain tim Elmirin.

 Po në të njëjtën kohë, Luvigji mori një tullë tjetër dhe me të filloi të godiste në kokë vëllain tim tjetër Besianin. Të dy vëllezërit e mi, u lanë në gjak, nga goditjet me tulla kokës, që iu bënë atyre, Luigji së bashku me vëllanë e tij Pavlinin.

Pas kësaj unë arrita t'ia shkëpus nga dora Luvigjit, djalin tim..., dhe shkova me vrap tek një komshi. Më pas Luvigji dhe Pavlini janë larguar. Ne kemi njoftuar Policinë.

Në kallëzimin e saj, shtytësja Eljana Sherifi (Xhilaj), në vijim, shpjegon rrethanat e njohjes me shtetasin Luvigj Shpati. Ajo që Gjykatës i tërheq vëmendjen në këtë kallëzim, është deklarimi i kallzueses, se "Luvigj Shpati, e kishte çuar fillimisht në Kosovë dhe më pas në Maqedoni. Ai e kishte shtyrë të punonte në lokale "muzike" ku sillte vazhdimisht edhe femra te tjera, që të gjitha nga Shqipëria. Kallëzuesja Eljana Sherifi, në kallëzimin e saj, shprehet se unë duke u ndier xheloze, një herë i thashë Luvigjit: - do të denoncoj, por ai m'u përgjigj: -Unë nuk bëj më shumë se 24 orë.

Një pjesë tjetër e kallëzimit të saj që i tërheq vëmendjen Gjykatës, është deklarimi i saj se Luvigji çdo javë ushtronte dhunë fizike ndaj meje. Madje ka patur raste edhe tre herë në javë, aq sa nuk mund të shkoja në punë nga turpi. Luvigji vazhdimisht me thoshte se: - Duhet me shku me punu nëpër lokale, se na janë mbaruar lekët, dhe më pas m'i merrte të gjitha lekët, sepse une punoja nën mbikëqyrjen e tij.

Një pjesë tjetër e kallëzimit, që tërheq vëmendjen e posaçme të Gjykatës, është ajo pjesë ku shtytësja Eljana Sherifi (Xhilaj), shprehet "...Në Maqedoni, Luvigji, më gjeti një person  të quajtur Arjan Sherifi dhe më tha - ke me u martu me të pasi kjo na bën me punu ma lirshëm dhe nuk na trazon Policia. Pasi unë vura kurorë me këtë shtetas, unë mora mbiemrin "Sherifi". Luvigji, me sa di unë ka paguar 40 euro për këtë celebrim... Dua të theksoj se unë jam mashtruar nga ana e shtetasit Luvigj Shpati, i cili më ka përdorur në lokale të ndryshme, kundër dëshirës time, por me presione dhe dhunë të vazhdueshme, me presione për vrasje dhe shantazhe".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • enkel peza: 04/04/2022 09:48

    po c'keni me Blerten ore... sado qe punon ajo si prokurore nuk ploteson as 10% te parave qe fitojn une ne Vlore... Na lini te qete tani , sepse jemi certefikuar te ndershem nga vetingu

    Përgjigju
  • Adi: 02/04/2022 22:06

    Blerta je buce

    Përgjigju
  • spx: 02/04/2022 20:43

    Nje femer ne drejtesi qe mban anen e abuzuesve the tutoreve te femrave.Turp per ty Blerta dhe per ata prinder qe te kane pjelle ty.

    Përgjigju
    • LALA: 02/04/2022 21:28

      Prekuroria putanë nga qejfi! E mjera putan nga halli. Drejtësia putanë e ligjëruar,tani edhe me viting.

  • Anonim: 02/04/2022 20:36

    Mjere femrat shqiptare qe bjene me keta meshkuj dhunues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë