Një person ka përfunduar në prangat e policisë, pasi rrahu për vdekje me fshesë korenti fëmijën e tij 6 vjec, në qytetin Iskenderun në Turqinë jugore.
Sipas mediave mësohet se djali 6-vjeçar ndodhet në koma në gjëndje të rëdnë për jetën pasi i ati ushtroi dhunë të fortë fizike, me tubin metalik të fshesës së korrentit për shkak se ky i fundit nuk kishte bërë detyrat e shtëpisë.
Mësohet se në pranga ka rënë Mehmet Ali Y, i cili akuzohet se dhunoi vogëlushin pasi u zemërua për shkak se nuk kishte bërë detyrat e shkollës, transmeton Haberler.com.
Fqinjët lajmëruan mjekët pasi e gjetën 6-vjeçarin Mertcani, pa ndjenja. Bëhet e ditur se 6-vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje kritike dhe mbahet në jetë me aparatura nën kujdesin intensive të mjekëve. Ndërkohë, nëna e tij, Gulistan O, gjithashtu akuzoi ish-bashkëshortin se e kishte dhunuar gjatë kohës që ishin të martuar ndërsa është shprehur se do donte të ishte ajo në vëndin e djalit të saj që ndodhet i shtruar në spital.