'S'denoncova se kisha frikën e ndonjë konflikti', e ëma e 9-vjeçares në Fier që mendohet se u abuzua seksualisht: 73-vjeçari nuk e ka prekur në vende intime

Nëna e 9-vjeçares nga Fieri, e cila mendohet se është abuzuar seksualisht nga një 73-vjeçar që është fqinj i tyre, mohon kategorikisht se vajza është prekur në vende intime, ashtu siç ka deklaruar i moshuari në polici. Nëna e vajzës thotë se ka qenë në dijeni se 73-vjeçari ka tentuar edhe më herët të abuzojë me vajzën, por nuk kishte denoncuar pasi kishte frikë të ndonjë konfilkti mes burrit dhe familjarëve të të moshuarit.

"I druhesha një konflikti mes burrit dhe familjarëve të tyre, për këtë arsye nuk e bëra denoncimin më parë. Me sa pashë unë kishte shenja nga mbrapa. Thërras vajzën, me çfarë pashë edhe në lajmë në gazeta, një akt i turpshëm për vazjën timë, për atë moshë. Nuk ma nxë goja ta them. Thërras vajzën dhe e pyes çfarë të tha bashkëshorti? Ajo u tremb. Kur thërrita vajzën edhe ai u tremb.

Edhe ai duhet të mos vazhdonte më. Kur e thërrita vajzën të më tregojë, mund ta imagjinoni vetë ç'më tha. Vajzën nuk ma ka dhunuar. Ajo që ka dalë në media në gazeta është e pavërtetë. Ai nuk e ka prekur ne vende intime. Thjesht e ngacmonte me fjalë dhe ka tentuar ti afrohet. Ka bërë gjeste. Nuk e kam filmuar dot se telefoni nuk e mundësonte. Të kisha telefonin tjetër ai nuk vazhdonte dot më pastaj.

Kërkoj të vihet drejtësia në vend. Mart zoti hak lart, për atë fëmijë që ma shkatërrojë nga shkolla. Ai bënte shenja, por jo ta prekte në vende intime. Nuk e kuptoj pse ka deklaruar se kishim dëshirë të dy. Unë vajzën e kam të pastër dhe unë s'e kam bërë denoncimin se ai ka prekur vajzën, por sepse ka bërë gjeste. Më herët besoja se nuk do ta bënte më,"-shprehet e ëma e vajzës.

Në prononcimin për mediat nëna tregon edhe vendet afër shtëpisë ku 73-vjeçari, tashmë i arrestuar, tentonte të abuzonte me vogëlushen.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan: 29/04/2020 17:53

    Po ç'është kjo e folur se të trondisni me këtë mënyrë të shprehuri: "e kam vajzën të pastër" pse po ta kishin përdhunuar moj zonjë do ta kishe "të pisët"!! Kur të dikush të dhunon fëmijën nuk bëhet fëmija "pis", por pedofili apo krimineli i fëmijve si edhe prindërit e tij që për arsye të pafalshme nuk denoncojnë pedofilin. Mirë është ta kuptoni njëherë e mirë se nëse dikush tenton të ngacmojë një fëmijë detyra e prindit është ta mbrojë atë dhe të bëjë kallzimin në polici. Në rast se policia refuzon të marrë denoncimin, ta bëje çështjen publike përmes emisoneve që merren me hetimin e rasteve të tilla. Justifikimet se jo nuk doja të hyja në konflikt..jo se s'e kishte prekur vajzën në pjesët intime janë dëme të një niveli penal,përtej atij fizik, moral dhe psikologjik ndaj duhet t'i thërrisni mendjes, o prindër! Aty ku abuzohet të denonconi dhe mbroni fëmijët tuaj, ndryshe pse i bëni?! Rrini aty me vetveten tuaj dhe mbroni vetëm prapanicën tuaj, kur nuk keni kapacitet të mbroni fëmijët tuaj nga krimet seksuale që të tjerët kryejnë ndaj tyre. Aq më keq akoma, ku ju në vend të rolit të prindit bëni mbështestësin apo shfajësoni kriminelët, që abuzojnë me fëmijët tuaj. Lërini frikërat dhe thyejini tabutë e mos përmendjes së punëve seksuale, duke refuzuar t'i denonconi në polici sepse dëmet që shkaktoni janë të paimagjinueshme për fëmijët tuaj. Po shkatërrohen jetë të tëra për hir të tabuve arkaike!

    Përgjigju
    • artan: 30/04/2020 15:42

      Koment perfekt!

  • Nje nane: 29/04/2020 15:13

    Si ka mundesi qe po behen pleqt kafshe ne kre menyre si ju shkon mendja te prekin me dore fmijet e tjerve , As nje nane sduhet te heshte per kto probleme priteni ne qafe kta lloje njerzish mos i leni per burge po me i pre ne qafe.

    Përgjigju
  • artan: 29/04/2020 14:58

    Njerez monstra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë