TIRANE- Artan Shkreli, anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore, këshilltari i kryeministrit Rama, si dhe një nga arkitektët që po merret me rikonstruksionin e godinës së kryeministrisë deklaron se Parlamenti i ri do të bëhet sipas planit francez.
Ç’ka do të thotë se nuk do të ketë godinë të re për Parlamentin e ri i cili ishte parashikuar të ndërtohej në vendin ku sot ngrihet piramida, por ku është ndërtesa e Selisë së Kuvendit (ish-Komiteti Ekzekutiv) është parashikuar të ndërtohet aula (salla e deputetëve) e re e Parlamentit.
Një gjë e tillë u deklarua dhe nga kryeministri Rama në një intervistë për Ilir Babaramon në “5 pyetje nga Babaramo” në tv A1 Report më 14 tetor.
“Parlamenti aty është përkohësisht. Do jetë ku e ka vendin. Dhe vendin e ka në hapësirën ku sot janë zyrat e parlamentit. “ I pyetur nëse do rikthehet tek projekti francez, i miratuar nga ai kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës tha “Është i vetmi vend që ka sens logjik për Kuvendin e demokracisë. Por duhet vendi i duhur. Jam besimplotë se do zgjidhet. Por nuk premtoj stadium dhe parlamente thjesht nga dëshira. Në planin logjik atje duhet të ishte Teatri Kombëtar. Por kanë ndryshuar disa gjëra për keq, mbetet për t’u parë.”- pat thënë Rama. Intervista ne "5 pyetje ng Babaramo"
Pak ditë më parë përmes një deklarate për shtyp Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore deklaroi se kishte vendosur të kërkojë “anulimin e ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht ka vendosur për prishjen e Piramidës”. Përmes këtij anulimi në mënyrë automatike përjashtohet dhe shembja e ndërtesës së ish-muzeut të Enver Hoxhës, apo, siç njihet Piramida.
Më 14 korrik 2011 Parlamenti shqiptar, miratoi pa praninë e opozitës së atëhershme, sot maxhorancës projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë” i cili ishte planifikuar të ndërtohej për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kompleksi i ri i Parlamentit, për të cilin u shpall fitues një studio arkitekturore vjeneze, u kundërshtua atërherë nga Bashkia e Tiranës. Madje e ankimoi cështjen në Gjykatë Kushtetuese por kjo e fundit rrëzoi ankesën për pezullimin e pr/ligjit për “Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar”.
Atëherë kostoja e ndërtimit shkonte deri në 79 milionë euro, por në një shkrim të Shqiptarja.com qeveria e atëhershme e drejtuar nga kryeministri Berisha e rrit me 60 mln dollarë koston e projektit. Shkrimi i Shqiptarja.com

(Foto: Postimi i Artan Shkrelit sot ne facebook, shoqeruar dhe me planin francez)
(Ne foto lart: Piramida dhe projekti i Parlamentit te ri)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com