Nuk do ta besoni, por për të prodhuar uthullën duhen më shumë se dy dekada! Agronomi Gjeta sjell fakte interesante mbi produktin çudibërës (VIDEO)

Ndër shekull uthulla është përdorur si një produkt që i vjen në ndihmë njerëzve në përditshmërinë e tyre dhe njeh përdorime të shumta edhe në industri e mjekësi.

I ftuar në “Rreze Dielli” agronomi Zef Gjeta ka folur pikërisht për këtë produkt dhe ka dhënë disa fakte shumë interesante.

Sipas agronomit Gjeta, ne sot konsumojmë uthull të prodhuar në vetëm disa ditë, ndërkohë që për të prodhuar një uthull e mirë duhet deri në 25 vjet.

Duhet ta theksojmë që në fillim që është shumë më e mirë sesa vlerësohet, ne nuk ia dimë vlerën, por është e jashtëzakonshme që nga marrja e acidit dhe mikroelementëve të ndryshëm deri te ndikimi pozitiv në uljen e kolesterolit apo diabetit.  Gama e llojeve të uthullës është e jashtëzakonshme, mendohet se uthulla e parë është ajo e rrushit në ngjyrë të kuqerremtë. Në përditshmëri njohim uthullën e rrushit, të mollës e balsamike, por uthull bëhet nga çdolloj bime.

Ajo që nuk njohim tjetër është që përdorim uthull balsamike të prodhuar për pak ditë në mënyrë industriale, por për të prodhuar një uthull balsamike duhen 25 vjet.” thotë agronomi Gjeta.

Ai insiston se uthulla, më shumë se një produkt ushqimor është ilaç. Agronomi thotë se vlerat e këtij produkti janë të shumta, madje largon edhe aromën e keqe të gojës.

“Përgjithësisht aromën e keqe të gojës e jep aktiviteti bakterial. Merrni disa mililitra uthull, hidhini në ujë dhe shpëlani gojën me të. Të gjitha uthullat rekomandohen. Secila ka vlerat e saj, por uthulla që vlerësohet më shumë është uthulla me mollë të egër.” thotë në “Rreze Dielli” agronomi.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit