'Nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë' Braçe denoncon zjarrvënien e qëllimshme, kritikon policët: Të paaftë, bëni një herë të vetme detyrën

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar si gjithnjë në rrjetin e tij social facebook një zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Ferras të Divjakës.

Braçe theksoi se në seancën e fundit plenare se foli pikërisht në lidhje me këtë tokë shtetërore dhe dështimin e kontratës mes Ministrisë së Bujqësisë duke sjellë zaptimin e tokës nga kompania me qera. Socialisti, nuk i kursen kritikat as për efektivët e policisë së Divjakës, të cilët teksa i etiketon si të paaftë, u bën thirrje të veprojnë dhe të zbardhin ngjarjen.

'NUK DO TA GEZOSH KURRE ATE TOKE!

HARROJE!

MADJE NUK DO GEZOSH ASNJE METER TOKE TE ZAPTUAR!

Dje ne mbremje vone, ne Ferras,

njesia Grabian, DIVJAKE;

JU VU ZJARRI ME DASHJE TOKES SHTETERORE NEN KONTRATE MES MINISTRISE SE BUJQESISE DHE SHOQERISE PRAGMA INVESTMENT!

Zjarri eshte ky!

6 DITE me pare fola per token ne KUVEND, DESHTIMIN E KONTRATES, ZAPTIMIN E TOKES SHTETERORE PER 40 VITE DUKE E MBJELLE ME PLEPA.

Dy dite me pas bari i eger ne ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar ne hangaret e hajdutit.

Dje, njeriu qe ka zaptuar e ka mbjelle plepa ne token e shtetit doli ne tv e tha se plepat ishin mbjelle ne token e tij.

I kerkova KADASTRES NE LUSHNJE DOKUMENTAT E KONTRATES SE PRAGMA NE 141 HEKTARE DHE CDO ESHTE E QARTE NE LETRA E FUSHE;

PLEPAT JANE MBJELLE NE TOKEN E SHTETIT!

Po dje ne mbremje tokes ju vu zjarri!

Shume faleminderit banoreve te Ferrasit qe luftuan me flaket per ti shuar; faleminderit edhe zjarrefikesve qe edhe pse pas nje zjarri te madh ne Spolate ku shpetuan qindra serra, u kthyen te merreshin edhe me zjarrin e qellimte ne token e shtetit.

I kerkoj drejtuesve GJUMEBERES,

TE PAAFTE, PA DESHIRE E TE PA PERKUSHTUAR TE KOMISARIATIT TE DIVJAKES, nje here te vetme te bejne DETYREN!

Tre vatra infeksioni ne Divjake po ngjallin krimin ne te gjithe zonen!

HETONI!

MOS KINI FRIKE! '- tha Braçe.

Kujtojmë se në interpelancën e një javë më parë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po rendiste arritjet në Bujqësi, Braçe mes të tjerave akuzoi se po keqpërdoret toka, ku si rast tha se “një i fortë”, kryetar i PD ka mbjellur palma në një tokë arkë dhe se për këtë edhe ministrja është në dijeni.

Në  interpelancë, e cila vazhdoi si dy pjesë të ndarë, Braçe hodhi akuza dhe ministrja vijoi e pashqetësuar fjalimin e përgatitur, ajo tha se do të bëhet regjistra online për inventarin e fermës, që do të forcojë pozicionin e fermerëve, teksa si argument solli fatin që është rritur numri i grumbulluesve. Për ministren kjo tregon se është rritur konkurrenca

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjobat: 19/07/2022 10:24

    Kush vertetohet për zjarr të ligjshem ose të gjobitet për të mbjell 1 milion fidan te rinj ose te futet 5-15 vjet në burg për shfarosje dhe prishje imazhi kombetar! Pra kur ka zjarr me qellim ndryshoni dhe forconi ligjin dhe gjobat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt