Braçe nxjerr foton: Luan Baçi me grumbulluesit në Fier fiksojnë çmimin e shalqirit! Fermeri po 'shtrydhet'

TIRANË- Deputeti socialist Erjon Braçe zbuloi në parlament një foto të deputetit të PD-së Luan Baçi me grumbullues të produkteve bujqësore, që sipas tij në këto takime të fshehta përcaktojnë në bllok çmimet për t’ua marrë sa më lirë fermerëve.

Gjatë interpelancës me ministren e Bujqësisë, Braçe ripërsëriti akuzat se dikasteri që Frida Krifca drejton po i favorizon grumbulluesit.

"Karteli i grumbulluesve po i bën gjëmën grumbulluesve, e kemi krijuar ne, por duhet të rishikojmë kontratat, nuk grumbullojnë për ditë me radhë që çmimi të shkojë pak, jeni në kushte primitive, nuk shitet shalqiri apo çdo perim tjetër me telefon ministre, unë flas këtu, një bujk të merr ty, ti i shkruan mesazh, ti merr në telefon një grumbullues, ai grumbulluesi merr atë, dhe në fund fare i thotë “shko ta shesë shalqirin Erion Braçe”. Mos i bëni me mesazhe se mesazhet vijë te unë.

Doni të dini si sillen grumbulluesit? Ku është ai deputeti i PD i Fierit, si shkoi Samiti i Fierit dje, me Donin, Ramirin dhe Tomato.al, do e çojnë çmimin 4 lekë apo jo, këta janë ministre, ja ku i ke, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi dhe po ndihmojnë bujqit, po ndjekin shalqirin, pyetu ku kanë ngrënë e ku kanë pirë dje, jo i madhi fa i Donit, se ai ka qenë duke ngrenë peshk", tha Braçe.

Ish.zv.kryeministri, risolli edhe njëherë në vëmendje deklaratat e tij se numri i lopëve këtë vit është më i ulët se vitin e kaluar, teksa nuk i ka kursyer as ironitë.

“Lopët janë shtuar me frymë, po çmimet janë rritur, te bujku jot, te tregtari, qytetari, tregtari po merr shumë, madje 2-3 se bujku kur është në kosto, ose 5 herë më shumë kur është nën kosto, tregtari kapitalisit, bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti I tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku. Biden një vit më parë nxori një urdhër në 9 korrik 2021, fermerët po shtrydhen nga tregtarët, si rezultat përfitimi I fermerëve ka rënë, Joe Biden është populist, unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.

Teksa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po rendiste arritjet në Bujqësi, Braçe mes të tjerave akuzoi se po keqpërdoret toka, ku si rast tha se “një i fortë”, kryetar i PD ka mbjellur palma në një tokë arkë dhe se për këtë edhe ministrja është në dijeni. 

“Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme për të paktën 3-4 vite”, tha Braçe.

Në këtë interpelancë, e cila vazhdoi si dy pjesë të ndarë, ku Braçe hidhte akuza dhe ministrja vijonte e pashqetësuar fjalimin e përgatitur, ajo tha se do të bëhet regjistra online për inventarin e fermës, që do të forcojë pozicionin e fermerëve, teksa si argument solli fatin që është rritur numri i grumbulluesve. Për ministren kjo tregon se është rritur konkurrenca.

"Brenda vjeshtës do të bëjmë publike një platformë të re me një informacion të parcelave të saktë të verifikuar në terren. Nuk do jenë më në exel por në nj hartë digjitale. Klikohet në nivelin e parcelës dhe merret i gjithë informacioni. Po  prezantoj punën që po bëjmë të përqafuar me teknologjinë", tha Braçe. 

Kjo ishte interpelanca e dytë radhazi mes Deputetit Socialist Braçe dhe Ministres së Bujqësisë Krifca, pas asaj të javës së shkuar. Në të dyja rastet nuk kanë munguar as ironitë dhe thumbat mes tyre.

Vijon...

1657800915_kuvend2.jpeg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
Braçe akuzon me foton 'mat' të deputetit të PD: Si shkoi samiti i Fierit? Do e çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë! Ja ku i keni ministre

 

 Nga Kuvendi në interpelancën me Krifcën, Braçë ka akuzuar me foto për abuzimet me çmimet. Nga foltorja ai nxori një foto të tre grumbulluesve në zonën e Divjakës të cilët sipas tij janë mbledhur ditën e djeshme në një kafe për të ulur çmimin e shalqirit duke përfituar në kurriz të bujqve.

'Ku e kam atë deputetin e Fierit, atë të PD-së, ku ishe dje?  Si shkoi samiti i fierit dje me Donin, me Ramirin dhe me Tomato.al, do ta çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë apo s’do ta çojnë këta janë ministre këta që ju mendoni se po bëjnë Bujqësisë në këtë vend dhe ndihmojnë bujqit, këta po ndjekin politikën. Ajo që ndodh me çmimin e shalqirit këtë vit është tërësisht politike. Ja ku i keni të tre shkojini dhe pyetini.

Ku kanë ngrënë dhe ku kanë pirë dje. Jo i madhi fare i Donit se ai është duke ngrënë peshk në Lushnjë',- tha Braçe

Ai ironizoi edhe ministren e Bujqësisë duke thënë se shalqiri në zonën e Lushnjës dhe Divjakës nuk shitet përmes inovacionit digjital. 

“Karteli i grumbulluesve nga këtu deri në Kosovë po u bën gjëmën buqëve. Po mor po e kemi bërë ne por do të duhet të rregullojmë kontratat me ta. Me gjithë përmirësimet digjitale që ju promovuat nuk shitet shalqirin ministre me telefon”, tha Braçe.

Ora 11:24
Ministrja e Bujqësisë: Do të kisha pritur për kontratat në zyrë! Braçe 'nuk përmbahet': S'punoj në ministri unë, nuk do punoj kurrë

 

Me ironi të njëanshme ka vijuar interpelanca e ministres së Bujqësisë dhe Braçes. Ministrja u shoreh se për kontratat të cilat diskutohen në Kuvend do ishte me eficente nëse do i adresosheshin nga deputeti në zyrë.

Ky i fundit është shprehur se nuk punon në ministri, madje nuk do të punojë kurrë aty.

'Për sa i takon kontratave e  përmenda që kontrata janë të lidhura nga viti 2019-2020. E dyta çdo kontratë është një marrëdhënie juridike. Unë do ju kisha mirëpritur që të gjitha këto kontrata të mi kishit adresuar në zyrën time dhe do kishte qenë me efikase për gjetjen e zgjidhjeve.'- tha Krifca.

 Shumë faleminderit për këtë ndërhyrjet fundit më duhet t'iu drejtoj që nuk punoj në ministri punoj në parlament. Ta dini që unë nuk do punoj kurrë në atë ministri. Çmimi i shalqirit është më i ulët se vjet po kjo tregon eksportuesin jo bujkun. Nuk flisni dot kurrë për tregtarët se i shihni bujqit si vartës. Jeni akoma në kushte primitive, nuk shitet me telefon. Shko ta sheshi shalqirin Erion Braçe se ai flet shumë.'- tha Braçe.

Ora 11:16
Braçe-Krifcës: Ministria e Bujqësisë, o është e mbushur me njerëz pa ambicie o dembel! Një i fortë, kryetari i PD, ka mbjellë plepa në tokë arë

 

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë interpelancës me të në Kuvend për situatën në bujqësi. Braçi solli në vëmendje disa kontrata, sipas së cilit janë ndryshe nga sa ministrja deklaron.

“Ministre, po e citoj më ngadalë vendimin e Biden, meqë më parë e lexova shpejt. “Fermerët po shtrydhen”. Unë mendoj që është shumë mirë ta kapim nga këtej, ndërkohë që unë di nga ta kap. Do ta kap nga kontrata, por në dallim nga ju, do i referohem letrave qartësisht. Juve ju duket e habitur, por i kam dërguar një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, ku kam marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm dhe kam këtu përgjigjen, që ka diferencë nga ato që thoni ju. Do ua lexoj unë, se ka diferencë.

Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë çdo gjë përmendësh, pro një ministri po. Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare.

Ministre, kontrata që iu referuat ju, nuk është në Lushnje siç thoni ju, por është në Divjakë. Nuk keni bërë asnjë takim, zero, për zgjidhjen e problematikave në Bashkinë Lushnjë. I keni marrë banorëve 40 mijë hektarë, por ajo tokë iu takon banorëve dhe pikë. Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme për të paktën 3-4 vite. Një i fortë, kryetari i PD së zonës në Gradisht, ka mbjellur plepa, zonja ministre në një tokë buke. Të paktën, zv.ministrin tuaj e kam dërguar unë atje ta shikojë, kur isha zv.kryeministër. Ky është problemi në kontratën tuaj të Ministrisë së Bujqësisë. Kontrata me Agro fish hotin ka dështuar, jo prej Covidit, por prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti nuk është më zonja ministre", tha Braçe. 

Ora 11:01
Ministrja e Bujqësisë interpalancë me Braçen: Deklaratën e deputetit nuk di nga ta kap! Brenda vjeshtës do të bëjmë platformë të re digjitale

 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelancë me deputetin Erion Braçe në fjalën e saj është shprehur se nuk di nga ta kapë deklaratën e deputetit. Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët  online falas.

'Po merrem me interpelancën se deklaratën e deputetit nuk di nga ta kap. Është pak e vështirë të flas për kontratat që është thirrur kjo interpelancë. Po i qëndroj atyre. Biem dakord që menaxhimi i mirë i tokës mund të bëhet ndërmjet një intervarizimi dhe duke dhënë sa më shumë transparencë te qytetarët.

Për rritjen e efektivitet i tokës bujqësore kemi ngritur programin e menaxhimit të qendrën e tokës. Program që do ti japë fermerëve informacion online, falas për sipërmarrësit rreth kulturave të përshtatshme rreth kulturave të tyre.

Brenda vjeshtës do të bëjmë publike një platformë të re me një informacion të parcelave të saktë të verifikuar në terren. Nuk do jenë më në exel por në nj hartë digjitale. Klikohet në nivelin e parcelës dhe merret i gjithë informacioni.

Po  prezantoj punën që po bëjmë të përqafuar me teknologjinë.

Që me marrjen e detyrës jam informuar me problematikat e qirave. Sa i përket tokave të dhëna me qira në Lushnjë  Divjakë, në total janë 10 kontrata.'- tha Krifca.

Ora 10:28
Ironia e Braçe: Lopët janë shtuar me frymë! Hanë më shumë dhe shtrenjtë! Bujku 'po shtrydhet' nga fermeri

 

Deputeti socialist Erion Braçe në interpelancën e tij me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, ka mbajtur një fjalim me nota ironike. Nga Foltorja e Kuvendit, Braçe tha se sot bujku po “shtrudhet” ne tregtari, pasi sipas tij ky i fundit ka fitime marramendëse, ndërsa për bujkun ajo që ofrohet është një pagë minimaliste. Ai solli në vëmendje edhe deklaratën e bërë për lopët, ku thotë se ka rënë numri i tyre, dnonëse qeveria  e mohon.

“Kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin, vajta ndava njerëzit e zakonshëm nga elita, nxita mos besim ndaj tyre, ngrita popullin nga kokëulur në fushë lart, dhe bëra më shumë kur nxita mosbesim dhe rregullave të lojës që nuk janë, e solla në një platforme që ndan bujqin nga prodhuesi nga një grup tregtarët kartel, kaq kam bërë, pra një person, deputeti që pranon situatën. Fillon me “jemi mirë”, edhe pse gjithë bota ka 2 vite të mira që vetëm në ushqime nuk kufizohet, rritja ekonomike e 3 mujorit të parë për bujqësinë na e konfirmoi, 0.01%, edhe pse krahasimi ishte i padrejtë se u bë krahasimi me 3 mujorin e vitit të kaluar, jo 3 mujorin e fundit, 3% jemi rritur më shumë krahasim me atë të shërbimit, por kjo është e jashtëzakonshme, që jemi rritur, por është sa gjysma e inflacionit, u rrit kostoja e fidanëve, prej TVSH, kostoja e vaditjes, u rrit kostoja e plastmasit, e tubave për vaditje, kostoja e ushqimit të kafshëve, kjo është popullit, lopët kundër elitës që i numëron, i matrikullon, i subvencionin, i numëron prap, ato janë rritur, janë vetëm pa shoqet, hanë më shumë dhe shtrenjtë, tani kanë edhe status, lopët janë shtuar me frymë, po çmimet janë rritur, te bujku jot, te tregtari, qytetari, tregtari po merr shumë, madje 2-3 se bujku kur është në kosto, ose 5 herë më shumë kur është nën kosto, tregtari kapitalisit, bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti I tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku. Biden një vit më parë nxori një urdhër në 9 korrik 2021, fermerët po shtrydhen nga tregtarët, si rezultat përfitimi I fermerëve ka rënë, Joe Biden është populist, unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brrace: 14/07/2022 13:30

    na myte me kyt shalqi o vlla sikur ska gjo tjeter vec shalqiri.. ti siduket i ke leshu pllumbat prz ... si ore nuk din burri te flasi nje gja tamam vec cdo fjal shalqiri na myte o vlla !!

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 14/07/2022 12:09

    Bravo Erjon Braçe po lufton vërtet me kriminelët e ashuquajtur tregtar. Mos ju nda Erjon se skan nga shkojn kto lloi plerash. Faijn e ka Ed palla që nuk mbështet buqrit e mjer që roptohen gjith ditën e lekët duhet ti fitoi matrapszi.

    Përgjigju
  • Kondili: 14/07/2022 11:06

    Na rrujtet karin me sebrenicen mer ju qifsha robt. I zgjidhet hallet tona ju moterqira, sebrenica ju ngeli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin