Rita Ora ka rikujtuar këngën e saj kushtuar Kosovës, “Shine Ya Light”.
Ajo e vizitoi vendlindjen në vitin 2012, për të xhiruar klipin e këngës, ku në çdo hap e kanë ndjekur edhe fansat e shumtë që ka.
Edhe pse kënga është në gjuhën angleze, çdo fjalë e saj ka të bëjë me Kosovën dhe vështirësinë që ka kaluar derisa u shpall shtet i pavarur.
Gjithashtu shpreh edhe dëshirën e tyre për liri, mposhtjen e largimin e armikut.
Për Rritën kënga ka shumë kuptim dhe nga koha që kaloi në Kosovë ka kujtime të mahnitshme.
"Ne shkëlqejmë !! Sot është përvjetori i këngës “Shine Ya Light” !! Kaq shumë kujtime të mahnitshme për xhirimin e videos në Kosovë dhe të qenurit i parë, me të vërtetë krenohem globalisht se nga jam!! Të shohësh kaq shumë njerëz që dolën për të më parë mua!! Nuk do ta harroj kurrë faleminderit të gjithë ju!!", kështu ka shkruar rita në postimin e saj.
Rita ka mbajtur disa koncerte në Kosovë dhe Shqipëri, ku persona nga të gjitha moshat u mblodhën për të parë të preferuarën e tyre.