Nuk do të jenë më në lista, nga e qeshura e madhe e Sadri Abazit te emocionet e Musa Ulqinit! Reagimet e deputetëve të PS

Nuk do të jenë më në lista, nga e qeshura e madhe e Sadri Abazit te emocionet e Musa Ulqinit! Reagimet e deputetëve të PS

Eglantina Gjermani, Musa Ulqini, Fate Velaj, Edmond Leka dhe Sadi Vorpsi janë disa prej deputetëve aktualë të PS që nuk do të kandidojnë më për një mandat tjetër pas 25 prillit.

Në hyrje të sallës së seancave plenare paraditen e sotme ata nuk munden t'i 'shpëtojnë' ngacmimit të gazetarëve.

Reagimin më epik e ka bërë deputeti i zgjedhur në Qarkun e Tiranës në 2017-n, Sadri Abazi. Një e qeshur e madhe dhe kaq, asnjë fjalë tjetër.

Më i emocionuar u shfaq Musa Ulqini. Më zërin gati duke iu dridhur deputeti i PS-së ka thënë se i ka shërbyer me nder vendit.

"Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë", ka deklaruar Ulqini.

Ndërkohë që Eglantina Gjermeni ka ripërsëritur arsyen e e largimit të saj.

"U largova vetë, kam gati 1 vit që ia kam thënë kryeministrit, arsye personale", tha Gjermeni.

Deputeti i Vlorës, Fate Velaj, ka deklaruar se PS ka autorizuar Edi Ramën që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës.

"Dhe i duhen njerëz për etapa të caktuara, për këtë pjesë rruge unë isha i duhuri, në pjesën tjetër do marrë dikë tjetër. Nuk mund të mbajë të njëjtët njerëz deri në Kinë. Unë deri javës tjetër jam në Kuvend, do të pyes familjen për një vendim tjetër (kur pyetet për postin e kryebashkiakut), e cila jeton në Vjenë. Nuk e kam ndjekur dhe aq shumë përplasjen mes Lelit në Vlorë, deri në 6 Shtator jam deputet, jam i fokusuar te fushata ime", tha ai.

Për deputetin e Tiranës, Sadi Vorpsi, moskandidimi i tij ka qenë një zgjedhje personale.

"Ka qenë një zgjedhje personale e imja, ishte zgjedhje imja! Ja u thashë dhe njëherë, ishte thjesht një zgjedhje personale e imja, unë ekam sqaruar shumë mirë dhe në statusin që bëra, do të vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës", ka nënvizuar Vorpsi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve