Nuk do të mund ta besonit, ja çfarë thotë Selena Gomez për këngët e Adele

Nuk do të mund ta besonit, ja çfarë thotë Selena Gomez për këngët e Adele

Edhe pse është një këngëtare e mire, Selena Gomez duket se e njeh mirë potencialin e saj dhe se sa ajo mund të arrijë. Kjo është A dhe Zh për të. Dhe mesa duket vlerësimin mirë të potencialit të një artisti ajo ditur ta përshkruaj si duhet, gjë e cila vërtetohet qarte edhe me ato që ajo tha në një intervistë për Capital Fm, gjatë promovimit të albumit të saj të ri “Rare”.

Pavarësisht suksesit të madh që ka në karrierën e saj artistike, përfshirë këtu edhe albumin e saj të tretë "Rare", Gomez duket se dëshiron diçka më shumë në karrierën e saj. Por çfarë është kjo?  Në intervistën e saj për Capital Fm, këngëtarja zbuloi dy këngë që ajo me shumë dëshirë do të kishte shkruar, por edhe cila është artistja, këngët e së cilës nuk do t’i këndonte kurrë.

Dy këngët të cilat ajo do donte të kishte shkruar janë pjesë e albumit të Adele “25”, këngë të cilat këngëtarja i shkroi kur ishte 25 vjeç, respektivisht “Send my love to a new lover” dhe “Hello”.

Ndërkaq, përsa i përket artistit këngët e të cilit nuk do donte të këndonte kurrë, është prap Adele. Kjo sepse sipas Gomez, Adele ka një vokal mjaft të mirë dhe se është një këngëtare më me potencial se ajo.

Po ashtu, Gomez shprehu dëshirën e saj të madhe që Adel të mund të bënte cover-in e një ndër këngëve të saj, “Lose you to love me”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?