Thashethemet për një martesë të fshehtë mes këngëtares së njohur Adele dhe partnerit të saj, Rich Paul, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë ka qenë vetë menaxheri sportiv ai që ka nxitur dyshimet, pasi iu referua artistes si “bashkëshortja ime”.

Në një intervistë me Rel Tate, ai u sfidua të zgjidhte një fjalëkryq brenda 60 sekondave. 45-vjeçari u shfaq disi i tensionuar dhe tha me humor se koha nuk mjaftonte për të treguar njohuritë e tij.

Kur Rel Tate e pyeti se kur kishte zgjidhur për herë të fundit një lojë me fjalë, Rich Paul u përgjigj: “Mik, ka kaluar shumë kohë. Por bashkëshortja ime i bën çdo mëngjes”.

Pikërisht kjo përgjigje ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke rikthyer pyetjen nëse Adele dhe Rich Paul e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre larg syve të publikut.