Në ditët e sotme, pothuajse të gjithë e sidomos të rinjtë kanë një telefon të shtrenjtë, dhe si pasojë duhet të kujdesen që pajisja e tyre e preferuar teknologjike të mos pësojë dëmtime. Na ndodh të rrëzohemi e të na bie në tokë, dhe gjëja e parë për të cilën frikësohemi është celulari! Pikërisht për këtë arsye, Frezel ka krijuar një mbrojtës që shërben si 'airbag' për celularin tuaj.
Philip Frezel ka krijuar pajisjen që në momentin që telefoni juaj nis të bjerë, i hapen menjëherë katër këmbë si të merimangave dhe shmangin përplasjen me sipërfaqen e fortë.
(Airbagu)
Këtë ide në dukje premtuese e ka sjellë një student gjerman që u frymëzua pasi i ra telefoni nga xhaketa dhe iu dëmtua rëndë. Philip Frezel ka marrë çmimin e parë për risi teknologjike dhe së shpejti pritet të nisë procedurat për ta shitur patentën.