Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe! Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe! Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Prindërit e Martin Canit

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Në një intervistë për Top Channel prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!

“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

Babai i Martinit: Pas shkolle vinte hante bukë dhe ikte në stërvitje. Deri në klasë të pestë ka qenë me nota 10. Donte të bënte si Ronaldo, do më njohë bota thoshte, mos u mërzit për mua. Mbante shokët afër, i qeshur. Një djalë njëherë kishte qenë në pishinë me të dhe u kthye nga Italia pas ngjarjes. Një engjëll i vërtetë, Zoti e mori me vete. Martini kishte një sens humori, ishte një lidership që i bënte të gjithë njerëzit për vete. M’u duk e pabesueshme kur kam parë 500 nxënës nga çdo çep që kanë ardhur për ngushëllim.

Si e morët vesh lajmin?

Babai i Martinit: Mësuesja e Martinit kishte telefonuar nusen time. Martini, i thotë ajo është te Trauma është zënë me disa çuna. ‘Po marr një taksi po iki te trauma’ më thotë gruaja. Unë njoftova një koleg dhe shkova dhe unë.

Keni folur e mësuesen me personat e shkollës, për përleshjen fizike? Keni pasur kontakt me babanë?

Babai i Martinit: S’kam asnjë lloj informacioni, s’do kishte prind që do e lejonte fëmijën e vet të ketë sherre. Asnjë lloj informacioni nuk kishim. Nuk kemi pasur kontakt por kjo është e pamjaftueshme, nuk e di, edhe ai si prind nuk besoj se do të jetë krenar se ka djalin kriminel, s’kemi pas asnjë lloj kontakti.

Biseda e fundit me djalin?

Babai i Martinit: Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë leksh nesër për shkollë. Po çfarë do hash ti me 2 mijë lekë i thashë? Një tost më tha nuk blej gjëra të shtenjta. Nuk kishte shprehur asnjë lloj shqetësimi.

A do të takoheshit me djaloshin tjetër?

Babai i Martinit: Jam aq i tronditur, sa nuk e përballon truri im që ta takoj. Nuk jam njeri hakmarrës. Jam njeri që uroj që të gjithë njeëzit të kenë paqe dhe lumturi.

Ndjejmë një dhimbje shumë të madhe. Zemra na ka dalë nga vendi. Na iku një Engjëll nga mesi i familjes sonë. Gjë më të keqe nuk ka, nuk i dëshiroj askujt, por kam një mesazh për të gjithë që bashkohen me dhimbjen tonë. Është djali jonë i parë, kemi edhe një tjetër 12 vjeç. Kemi vuajtur shumë me fëmijët. Nusja është marrë vetëm edukimin e fëmijëve. I kam përballuar vetë jetës me 12-16 orë punë, por ja që ëndrra nuk mu realizua, mu pre në mes, sidomos Martinit birit tim të shenjtë.

Nëna e Martinit: Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh, do të bëhem i famshëm o mami. Bëja bisedë çdo natë me të, nuk më tha asnjë fjalë të vetme.

Babai i Martinit:  Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje presim me padurim përgjigjen./ TCH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
‘Po tentoj të flas me familjen e Martinit’, reagon babai i të miturit që dyshohet se vrau 14 vjeçarin: Shpresoj të mos e ketë bërë im bir, le ta marrë ligji në dorë

1732222067_ndueprlleshi.JPG

Për herë të parë në një lidhje telefonike ka folur babai i minorenit që dyshohet se vrau me thikë Martin Canin

Në një intervistë për Top Channel ai u shpreh se dhimbjen e ndan përgjysmë me familjen e viktimës, ndërsa thotë se është duke tentuar që të ketë një komunikim me familjen Cani.

“Nuk kam folur jam duke tentuar. Nuk keni pse ndërhyni, kam aq burrni dhe karakter dhe shpirt sa për të folur me familjen e tij. Nuk i kam bërë keq kurrë. Nuk jam një familje ordinerësh, por një familje e lartë, punojmë bashkë me nusen, kemi një djalë për mall dhe atë u munduam ta rrisim siç duhet ta rrisim, por normalisht çdo gjë …. nuk di çfarë të them tjetër…. familjen time nuk mund ta prishë kush. Familja ime ka vepra. Pjesën e dhimbjes e ndaj me zotërinë, sikur me pas vdek djali im”, tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka pasur dijeni për sherrin që fëmijët kanë pasur më herët në shkollë.

“Nuk di asgjë, thjeshtë di që djali im akuzohet për atë pjesë… Nuk di asgjë. Po të dihej nuk do kishte ndodhur kjo gjë…. Një djalë për mall kam… Unë nuk kam fjalë për të thënë, nuk di fjalë me gjet për ngushëllime për familjen që i ka ndodhur tragjedia. Spekulimet e njerëzve nuk më interesojnë…. Por të spekulohet për një 14-vjeçar që nuk e di se çfarë është jeta, çfarë është sherri, çfarë ka bërë, nuk di gjë se çfarë ka bërë, inshallah se ka bërë, se nuk kam parë asnjë filmim, le ta marrë ligji në dorë”, tha ai.

Përlleshi shprehet se i biri ndodhet në gjendje shoku, ende në spital, ndërsa shton se kanë vetëm një djalë dhe se janë përpjekur që ta rrisin dhe edukojnë sa më mirë.

“Fjalët e miletit unë nuk i ndaloj dot se nuk më intereson fare, mua më intereson dhimbja e familjes dhe… Djali im është në spital. Është kalama, është i tronditur dhe është në gjendje shoku, dhe unë dhe nusja jemi në gjendje shoku…”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ka qenë në makinë me djalin në momentin që ai ka postuar foto pas krimit në rrjetet sociale, ai e mohon duke thënë se ka prova që vërtetojnë se ai ka qenë në punë në momentin e ngjarjes.

“Ke fakte nga kam qenë unë kur ka ndodhur problemi. Unë kam qenë në punë në ndërtim, ka kamera”, tha ai.

Po ashtu ai tha se djali nuk i ka konfirmuar se e ka kryer krimin.

“Djali është i shokuar, nuk di se çfarë thotë. Djali është në spital”, deklaroi ai për Top Channel.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/11/2024 00:28

    Me ne fund! Babai i vrasesit u be i gjalle,por nga fjalet qe perdor aty ketu ne deklarate,nga menyra si reagon per ngjarjen dhe te birin, e kuptoj pse djali i tij eshte aty ku eshte sot.

    Përgjigju
  • Shumica ikin: 21/11/2024 21:59

    Peseqind mije janë larguar per dhjet vite e pak kjo tregon qe populli nuk beson per mdryshim

    Përgjigju
  • Xxxx: 21/11/2024 21:41

    Ka 30 vjet qe eshte denigruar figura e mesuesit.Drejtuesit si ne kohen e PD edhe tani jane militante.Shumica ,ne Vlore jane mesues cikli qe nuk e kane kapacitetin per te vene mekanizmat ne pune.Nxenesit pijne hashash dhe duhen bere kontrolle te detyrueshme qysh tek porta e shkolles nga policia.Ngushellime ketyre njerzve fisnikè!

    Përgjigju
    • Beni: 21/11/2024 22:59

      Kam bërë një koment më lart familja është prishur mësuesit i kanë denigruar politika dhe media tv e kështu me radhë se e gjatë radha sidomos media nuk kanë asnjë mesazh për brezat e rinj vetëm dhunë dhe palaçollëqe big brother hesapi shfaqe pa asnjë vlerë edukative telenovela gjithë ditën pa asnjë vlerë shoqërore në edukim dhe per ta mbyllur politikë parlament shfaqje nga më të ndyrat ku vetëm vlera nuk ka paçi fat bashkëkombasit e mi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë